Partitë politike në Maqedoni zhvillojnë sot takimet e fundit të fushatës elektorale për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Ato do të mbyllin sonte fushatën në komunat më të mëdha ku vazhdojnë garën, ndërsa në mesnatë hyn në fuqi heshtja zgjedhore. Raundi i dytë i votimeve do të zhvillohet të dielën, më 7 prill, në 29 komuna dhe në qytetin e Shkupit. Veç balotazhit, do të ketë rivotime për raundin e parë në komunën e Strumicës dhe atë të Dollnenit, për shkak të parregullsive të vërejtura. Partitë shqiptare garojnë në raundin e dytë në Tetovë, Gostivar, Strugë, Çair, Haraçinë, Vrapçishte dhe Tearcë. Përballja më e fortë pritet të jetë ajo për Strugën, ku kandidati shqiptar i PDSH-së Ziadin Sela, i cili mbështetet edhe nga dy forcat e tjera, BDI e RDK, garon me kandidatin e përbashkët maqedonas. Mes tyre, betejën më të fortë, shqiptarët e kanë në Tetovë dhe Gostivar. Ndërsa vota e shqiptarëve do të jetë e rëndësishme për përcaktimin e fituesve mes maqedonasve në Kumanovë, Butel, Resnjë, Manastir dhe Shkup.
Macedonia's political parties hold meetings today the latest campaign for the second round of local elections.
They will close their campaign tonight in larger municipalities that continue the race, and at midnight effective electoral silence. The second round of voting will take place on Sunday, April 7, in 29 municipalities and the City of Skopje. In addition to runoff, will be re-runs for the first round in the municipality of Strumica and Dolneni, due to irregularities observed. Albanian parties competing in the second round in Tetovo, Gostivar, Struga, Cair, Aracinovo Vrapciste and Tearce. Facing the strongest expected to be it for Struga, where Albanian candidate DPA Ziadin Sela, who is supported by two other forces, RDK DUI, competes with Macedonian joint candidate. Among them, the strongest battle, Albanians in Tetovo and Gostivar. While Albanians vote will be important to determine the winners among Macedonians in Kumanovo, Butel, Resen, Bitola and Skopje.