Një ditë pas raundit të dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoni, komisioneri për Zgjerim në BE, Shtefan Fyle pritet të zhvillojë një tjetër vizitë zyrtare në Shkup, ku do të takohet me krerët më të lartë politikë.
Sipas zyrës së shtypit të eurokomisionerit, Fyle do të marrë pjesë në takimin e katërt të këshillit për dialogun inkuadrues të integrimit. "Qëllimi kryesor i vizitës së komisionerit Fyle është pjesëmarrja në mbledhjen e katërt të dialogut inkuadrues të nivelit të lartë dhe të shihet progresi i arritur, para publikimit të raportit të pranverës. Gjithashtu, ai do të shfrytëzojë rastin për të diskutuar edhe për çështje të ndryshme, duke përfshirë edhe zhvillimet më të reja politike", njofton zyra për mediat e Fyles. Gjatë kësaj vizite, zyrtari i lartë do të shoqërohet nga drejtori për Zgjerimin në Komisionin Europian, Stefano Sanino. Fyle do të takohet me kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Greuvski, liderin e LSDM-së, Branko Cërvenkovski, si dhe me zëvendëskryeministrin për integrime europiane, Fatmir Besimi. Më 16 prill, Komisioni Europian do të publikojë raportin për Maqedoninë, lidhur me vlerësimin e reformave, dialogut politik, zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, arritjes së standardeve zgjedhore dhe procesit eurointegrues.
One day after the second round of local elections in Macedonia, EU Enlargement Commissioner Stefan Fule is expected to hold another official visit to Skopje, where he will meet with top political leaders.
According to the press office of eurokomisionerit, Füle will participate in the fourth meeting of the council for the accession dialogue integration. "The main purpose of the visit of Commissioner Füle is to participate in the fourth meeting of the accession dialogue and high level seen progress, before the publication of the report of the spring. Also, he will take the opportunity to discuss various issues, including the recent political developments ", reports Fule media office. During this visit, the senior will be accompanied by the Director of the European Commission Enlargement, Stefano Sannino. Füle will meet with Macedonian Prime Minister Nikola Gruevski, leader of the SDSM, Branko Crvenkovski, as well as Deputy Prime Minister for European Integration, Besimi. On 16 April, the European Commission will publish a report on Macedonia, regarding the evaluation of reforms, political dialogue, implementation of the Ohrid Agreement, the achievement of electoral standards and the EU integration process.