Bruksel, sot zhvillohet takimi i radhës Kosovë-Serbi - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 6

Në Bruksel sot fillon raundi i tetë i bisedimeve në nivel kryeministrash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiç, në takimin që do të zhvillojnë bashkërisht me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, do të diskutojnë arritjen e një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve midis dy vendeve. Takimet pritet të nisin në orët e mesditës. Një ditë më parë, para nisjes në Bruksel, kryeministri Thaçi, ka thënë se delegacioni i tij shkon në Bruksel me synimin për të arritur marrëveshje me Serbinë, për normalizimin e marrëdhënieve. Thaçi ka siguruar se nëse arrihet marrëveshja, zbatimi i saj do të nisë menjëherë. "Kosova ka planin e vet veprues, të konsultuar me faktorin ndërkombëtar. Do të krijohen kushte për lëvizje të lirë në gjithë territorin dhe këtu nënkuptohet hapja e të gjitha rrugëve për qarkullim", ka thënë Thaçi. Ai edhe njëherë ka theksuar se çdo hap do të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe Planin Ahtisaari. Gjithashtu të hënën, presidenti i Serbisë, Tomisllav Nikoliç, ka bërë të ditur se në takimin e sotëm në Bruksel, ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, do të shkojë edhe zëvendëskryeministri i parë i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kjo, sipas Nikoliçit, tregon për unitetin e udhëheqjes më të lartë shtetërore të Serbisë në bisedimet me Kosovën. Sipas tij, Serbia nuk kërkon idealen, por "ajo që kërkon Prishtina nuk do të jetë kurrë e mundur". Në mesin e çështjeve të hapura në bisedimet Thaçi-Daçiç, janë kompetencat që do t'i kishte asociacioni i komunave serbe në Kosovë, e që në Beograd asociacioni njihet me emrin "bashkësi". Beogradi do kontrollin e gjyqësisë, policisë dhe planifikimit hapësinor, por Prishtina kundërshton fuqishëm.

In Brussels today begins the eighth round of prime ministers-level talks between Kosovo and Serbia, with the mediation of the European Union.
Kosovo Prime Minister Hashim Thaci and his Serbian counterpart, Ivica Dacic, the meeting will be jointly developed with the European Union's High Representative, Catherine Ashton, will discuss an agreement to normalize relations between the two countries. Meetings are expected to begin at noon hours. A few days ago, before the launch in Brussels, Prime Minister Thaçi, has said that his delegation going to Brussels with a view to reaching agreement with Serbia to normalize relations. Thaci has ensured that if an agreement is reached, its implementation will begin immediately. "Kosovo has its own action, consult with the international community. Will create conditions for free movement throughout the territory and implied the opening of all roads for traffic, "said Thaci. He once said that every step will be in accordance with the Constitution and the Ahtisaari Plan. Also Monday, the president of Serbia, Tomislav Nikolic, has announced that at today's meeting in Brussels, between Pristina and Belgrade, will go first deputy prime minister o...