Fitorja e shqiptarëve në komunën e Kërçovës është zyrtarizuar në mënyrë përfundimtare. Gjykata Administrative në Maqedoni, që është organi më i lartë i apelit, ka hedhur poshtë ankesat e VMRO-DPMNE për parregullsi, duke refuzuar kërkesën për rivotime. Në këtë mënyrë, kandidati i Bashkimit Demokratik për Integrim në këtë komunë, Fatmir Dehari, merr përfundimisht drejtimin e Kërçovës. Triumfi i shqiptarëve në këtë zonë të përzier etnikisht, ishte historik. Ata morën pas 70 vjetësh menaxhimin e komunës, që drejtohej nga maqedonasit. Sipas Kodit Zgjedhor, në mesnatë skadoi afati i shqyrtimit të ankesave të partive politike nga Gjykata Administrative, ndërsa vendimet e saj janë përfundimtare dhe zyrtarizohet fitorja e të gjithë kandidatëve në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të 24 marsit. Të dielën zhvillohet raundi i dytë i këtyre zgjedhjeve. Përplasja më e fortë do të jetë në Strugë, ku kandidati i PDSH-së, Ziadin Sela, i mbështetur edhe nga forcat e tjera shqiptare, BDI e RDK, do të përballet me kandidatin e përbashkët maqedonas. Ndërsa mes shqiptarëve, gara më e ashpër do të jetë ajo për Tetovën, ku përplasen Teuta Arifi i BDI-së dhe Sadi Bexheti i PDSH.
The victory of Albanians in the municipality of Kicevo is definitely official.
Administrative Court of Macedonia, which is the highest body of appeal has rejected complaints VMRO-DPMNE irregularities, rejected the request for re-runs. In this way, the candidate of the Democratic Union for Integration in the municipality, Fatmir Dehari, finally gets Kicevo direction. Triumph of the Albanians in the ethnically mixed area, was historic. They got after 70 years of municipal management, led by Macedonians. According to the Electoral Code, expired midnight deadline for reviewing complaints from political parties Administrative Court and its decisions are final and formalized the victory of all candidates in the first round of local elections on 24 March. On Sunday a second round of these elections. Stronger collision will be in Struga, where the Democratic candidate, Ziadin Sela, supported by other forces Albanian RDK DUI, will face the Macedonian joint candidate. While among Albanians, tougher races will be it for Tetovo, where colliding Teuta Arifi of DUI and DPA Sadi Bexheti.