Shpëtojnë dy peshkatarët - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 5

Odiseja e dy peshkatarëve te humbur ne det mbyllet me fund te lumtur. 24 ore nga zhdukja ne bregdetin e Vlorës, te rinjtë vlonjate Fatmir Ismaili dhe Gezim Bashllari, janë gjetur te gjalle ne gomonen e tyre, disa milje larg bregut te Durrësit. Për fat te mire, dy peshkatarët janë pikasur ne afërsi te gjirit te Durrësit nga një kroçere me turiste qe udhëtonte nga Italia. Kapiteni i "Costa Voyager" tregon se dy te rinjtë i kane pare rreth orës 7 te mëngjesit teksa kishin ngritur duart lart dhe kërkonin ndihme. Ata ishin te rraskapitur dhe nuk kishin fuqi te ngjiteshin ne bord.
Mes kureshtjes se qindra turisteve, rreth orës 10 te paradites dy peshkatarët e shpëtuar kane lëne Kroçeren dhe kane hipur ne një ambulance qe i priste ne port. Drejtues te kapitanerisë se Portit dhe ministri i transportit Sokol Olldashi te përgatitur per te pritur kroçeren me turiste e cila sipas intenerarit do te qëndroje ne Durrës, kane shprehur vlerësimi për operacionin e shpëtimit. Dy peshkatarët e gjetur nga Kroçera me turiste, i janë nënshtruar disa ekzaminimeve mjekesore si dhe jane marre ne pyetje nga policia ne lidhje me zhdukjen e tyre ne det. Pas procedurave ata do te nisen drejt Vlorës. Ndërkohe ka marre fund edhe ankthi per dy familjarET e peshkatarëve 25-vjeçare. Nena e Gezim Bashallit sapo ka mësuar lajmin e gjetjes se djalit shprehet e lumtur dhe mezi pret kthimin e tij ne shtëpi. Një dite me pare dy te rinjtë vlonjate kishin dale për peshkim ne bregdetin e Vlorës. Ne afërsi te Zvernecit kur moti nisi te përkeqësohej dy peshkatarët kane kërkuar ndihme pasi ndodheshin ne rrezik. Mëngjesin e se premtes policia kufitare ka nisur kërkimet por ato u ndërprenë ne mbrëmje për shkak errësirës.

Free Traffic Exchange