Deklaratat e dy forcave më të mëdha politike për rritje te punësimit në Shqipëri me disa mijëra vende, shihen nga ekspertët si të ekzagjeruara. Zef Preçin mendon se fokusimi i debateve politike te problemet social- ekonomike është pozitiv, por kjo nuk do të thotë që politika të prodhojë shifra jo reale.
Sipas tij, partite duhet që të kenë në vëmendje politika konkrete se si të nxitin punësimin në sektorë të ndryshëm të ekonomisë. Kryetari i dhomës se tregtisë Nikolin Jaka thotë se në bazë të statistikave që ka bashkimi europian, kostoja e një biznesi për të hapur një vend pune shkon rreth 15 mijë euro. Zyrtarisht sipas INSTAT numri i të papunëve në Shqipëri për 2012-tën arriti afërsisht 142 mijë.