KSHZ për Çairin e Dollnenin - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

Mes debatesh të nxehta ndërmjet anëtarëve të BDI-së dhe PDSH-së, Komisioni Shtetëror Zgjedhor në Maqedoni vendosi rinumërim të votave në të Çair të Shkupit. Në këtë komunë, në zgjedhjet e së dielës, u shpall fitues kandidati i BDI-së. Anëtarët e VMRO-DPMNE-së dhe të PDSH-së në KSHZ, bashkuan votat, duke miratuar ankesat e PDSH-së. PDSH pretendon se në 13 qendra votimi të Çairit ndryshojnë të dhënat nga ato, që janë publikuar nga KSHZ dhe nga ato që janë shënuar në procesverbal. Sipas anëtarëve të PDSH-së, bëhet fjalë për falsifikim të zgjedhjeve në komunën e Çairit. Për të njëjtën arsye, pra mos rakordim të numrit të votuesve në lista, me numrin e fletëve të votimit në kuti, është marrë vendim për përsëritjen e zgjedhjeve edhe në komunën e Dollnenit. Dollneni është një nga komunat me territor më të madh në Maqedoni. Ajo shtrihet në zonën e Pellagonisë, ndërsa shqiptarët përbëjnë 26 për qind të popullsisë.

Amid heated debate between members of the DUI and DPA, in Macedonia's State Election Commission decided recount in Skopje's Cair. In this municipality, in Sunday's election, was declared the winner candidate DUI. Members of the VMRO-DPMNE and DPA in the SEC, joined vote, approved DPA complaints. ADP claims that in 13 polling stations Chair differ from those data, which are published by the SEC and those that are listed in the record. According to members of the DPA, it comes to the falsification of elections in the municipality of Chair. For the same reason, so do reconciliation of the number of voters on the list, with the number of ballots in the box, a decision was made ??to repeat elections in the municipality of Dolneni. Dolneni is one of the largest area municipalities in Macedonia. It lies in the Pelagonia, Albanians make up 26 percent of the population.