Fitorja e shqiptarëve në komunën e Kërçovës në Maqedoni, pas 70 vjetësh, duket se nuk ka lënë një shije të mirë në radhët e maqedonasve. Rezultati i zgjedhjeve lokale të së dielës, ka bërë që në këtë qytet të lindin incidente të reja ndëretnike.
Sipas mediave shqiptare në Maqedoni, gjatë dy ditëve të fundit, në muret e shumë zonave të qytetit, janë shkruajtur nga persona të paidentifikuar, grafite me përmbajtje anti-shqiptare. "Vdekje për shqiptarët", është një nga shkrimet që bie më shumë në sy. Grafite ofenduese janë shkruajtur edhe në shumë prej bizneseve që u përkasin shqiptarëve të zonës. Këto mesazhe nisën të shfaqeshin vetëm një ditë pas vizitës së kryeministrit Nikolla Gruevski në Kërçovë. Gjatë kësaj vizite, Gruevski porositi se maqedonasit do të kenë vëmendje të veçantë për këtë komunë dhe se ajo ka qenë e do të mbetet Maqedoni.
The victory of Albanians in the municipality of Kicevo in Macedonia, after 70 years, it seems that does not leave a good taste in the ranks of the Macedonians. The result of Sunday's local elections, has made this city new interethnic incidents arise.
According to the Albanian media in Macedonia, during the last two days, in many areas of the city walls, are written by unidentified persons, graffiti containing anti-Albanian. "Death to Albanians", is one of the more noticeable writings. Offensive graffiti written in many of the businesses belonging to Albanians in the area. These messages started appearing just a day after the visit of Prime Minister Nikola Gruevski in Kicevo. During this visit, Gruevski stated that Macedonians will have special attention for the municipality and that it has been and will remain Macedonia.