Mitrovicë, serbët bllokojnë gjykatën - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 1

Serbët e Kosovës bllokuan mëngjesin e sotëm Gjykatën në pjesën veriore të Mitrovicës, duke mos lejuar që të zhvillohej seanca në të cilën duhet të shpallej vendimi për gjashtë serbë, të akuzuar për trazira në mars të vitit 2008.
Vendimi në fjalë, duhej të shpallej në orën 11:00. Edhe pse në Gjykatë mbërritën forca të shtuara të EULEX-it, zhvillimi i gjyqit ishte i pamundur, duke bërë që të shtyhet në një afat të pacaktuar. Dyert e Gjykatës u bllokuan me eskavatorë, kamionë e mjete të tjera të rënda. Me protestuesit, ishte edhe i ashtuquajturi shef i njërës prej strukturave paralele serbe të zonës, Radenko Nedeljkoviç. "Gjykatësit dhe prokurorët mund ta vijojnë procesin, por ne nuk mund të lejojmë përfaqësuesit e EULEX-it. Ata nuk duhet të vijnë në gjyq. Qytetarët serbë nuk do të lejojnë që EULEX të demonstrojë forcën para nesh." Protesta e marsit të vitit 2008, erdhi si pasojë e zemërimit serb, pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. Nga trazirat e asaj kohe, u mbyll edhe Gjykata e Mitrovicës, e cila u rihap disa vite më vonë.

Kosovo Serbs blocked this morning in northern Mitrovica Court, not allowing to develop sessions which should be declared the decision for six Serbs accused of rioting in March 2008.
The decision in question should be declared at 11:00. Although the Court reached the added strength of EULEX, the development of the trial was impossible, causing delayed indefinitely. Court doors were blocked with excavators, trucks and other heavy vehicles. Protesters, was the so-called head of one of the parallel structures of the area, Radenko Nedeljkovic. "Judges and prosecutors can continue the process, but we can not allow representatives of EULEX. They do not have to come to court. Serbian citizens will not allow EULEX to demonstrate strength in front of us. "Protest March 2008, came as a result of Serb anger, after the declaration of independence. The riots of that time, closed the Court of Mitrovica, which was reopened a few years later.

Free Traffic Exchange