Zgjerohet edhe me shume harta e hetimeve të EULEX për trafikun e organeve në Kosovë. Jonathan Ratel, Prokurori i Bashkimit Evropian ka përfshirë në hetime 7 kosovarë me akuzën se janë të implikuar në skemën e trafikimit ilegal të veshkave duke ngritur dyshime se në dijeni ishin edhe zyrtarë të lartë qeveritarë, emrat e te cileve ende nuk jane publikuar.
Ky është njëri nga rastet më të njohura të skandaleve me trafikim të organeve, që ka ndodhur në Ballkan në vitet e fundit, dhe në akuzat e shtuara, për të parën herë, prokurori pretendon për një lidhje ndërmjet të dyshuarve në grupin e transplantimit dhe zyrtarë të nivelit të lartë të Kosovës. Të dyshuarit, përfshirë edhe ish zyrtarin e Ministrisë së shëndetësisë së Kosovës, Ilir Rrecaj, janë të dyshuar se kanë përfituar afro një milion dollar nga kjo skemë, në periudhën 2008-2009. Të shtatë të akuzuarit i kanë hedhur poshtë akuzat. Prokurori i EULEX-it, Jonathan Ratel, në aktakuzën e zgjeruar te nje dite me pare thekson se të dyshuarit i kanë nxjerrë veshkat nga donatorët e varfër, përfshirë turqit dhe rusët, të cilët ishin joshur me premtime financiare. Perfituesit e ketyre organeve ishin njerëzit nga Izraeli, Kanadaja dhe Gjermania, që kishin paguar deri në 100 mijë dollarë për transplantim. Pretendohet se janë kryer së paku 48 transplantime të veshkave. Se fundi, ne aktakuzen e e Prokurorit te BE-se thuhet se planet, shqyrtimet dhe përgatitjet per trafikimin e organeve, konkretisht te veshkave, përfshinin konsultime të përsëritura dhe disa takime me zyrtarë të lartë në Qeverinë e Kosovës".