Kush te vonon, dëmshpërblen - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

Rregulla te ashpra janë parashikuar për kompanitë ajrore te cilat nuk nisen ne orar dhe shkaktojnë vonesa e sorollatje per pasagjeret. Nëpërmjet një udhëzimi te miratuar se fundmi, përveç ndëshkimit me gjobe, janë te detyruar për te dëmshpërblyer pasagjeret. Kompensimi do te nise nga 250 deri ne 600 euro për pasagjer. Tarifat e përcaktuara janë parashikuar ne varësi edhe te largësie. Por ne rast se transportuesi ajrore ofron një tjetër kompani për te kryer shërbimin ndaj pasagjereve, atëherë penaliteti ne çdo rast do te jete 50 % me pak.
Ndëshkimet për kompanitë do te fillojnë nëse nisja e avionit behet te paktën me dy ore vonese. Me tej udhëzimi ka parashikuar qe nëse vonesat janë katër ore e me shume, kompanitë ajrore janë te detyruara qe ti ofrojnë pasagjereve pije freskuese dhe ushqim dhe telefonata falas. Por nëse vonesat janë me dite, atëherë kompania jo vetëm do te ofroje akomodimin ne hotel por edhe transportin deri ne destiancion. Kur behet fjale për mbi 5 ore vonese atëherë linja ajrore është e detyruar qe te kompensoje brenda 7 ditëve biletën me çmimin e blerjes. Duke ju referuar udhëzimit, nuk do te ketë kompensim ne rast se vonesat do te vijnë për shkaqe natyrore. Këto masa vijne ne një moment kur disa nga kompanitë ajrore qe operojnë ne aeroportin Nenë Tereza, kane krijuar kaos me fluturimet e tyre, duke i shkaktuar vonesa pasagjereve jo vetëm me ore por edhe me dite. Ky vendim i qeverise duhet te zbatohet nga Autoriteti i Aviacionit pasi tashme ka hyre ne fuqi

Free Traffic Exchange