Zaganjori në Gjykatën e Lartë - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 0

Xhezair Zaganjori, do të jetë anëtari më i ri i Gjykatës së Lartë. Presidenti i Republikës Bujar Nishani, ka dekretuar emërimet e reja, duke e zhvendosur Zaganjorin, pas mbarimit te mandatit në kushtetuese, në Gjykatën e Lartë.
I pozicionuar në trupën gjykuese te kushtetueses që nga viti 2003, Zaganjori ka qene relator për marrëveshjen e ujerave mes Shqipërisë dhe Greqisë, gje qe u rrezua me votim unanim. Zaganjori ishte dhe propozimi i parë i ardhur nga demokratët si kandidat për president. Ai u tërhoq më pas nga gara, pasi nuk kishte konsensusin e palëve, duke mos u futur kështu fare ne gare. Kreu i shtetit Nishani, ka dekretuar këtë të premte, dhe dy emra për vendet vakant ne gjykatën Kushtetuese. Besnik Imeraj dhe Gani Dizdari do të zëvendësojnë Admir Thanzen dhe Petrit Pllocin, tashme me mandate të përfunduar. Imeraj dhe Dizdari, janë nga viti 2005 pjese e Gjykatës së Lartë. Imeraj është edhe anetar i Keshillit te Larte e Drejtësisë. Imeraj dhe Dizdari kane marre pjese në çeshtje te ndjeshme si ajo e Gërdecit. Ndersa Dizdari ishte pjese e trupit gjykues edhe ne rastin e video përgjimit Meta-Prifti. Vizion Plus ka mësuar se mandati i tyre 9-vjeçar ne trupën e Gjykates se Larte, përfundon vitin e ardhshëm, por kjo nuk e ka penguar kreun e shtetit t'i propozoje për në Kushtetuese. Eksperte te Kushtetutës, sqaruan për vizion Plus, se para se kuvendi ti marre ne shqyrtim këta emra, Imeraj dhe Dizdari, duhet te japin dorëheqjen nga puna e tyre ne gjykatën e Larte. Kjo do të thotë se ne kete institucion krijohen dy vende te tjera vakante. Ajo që pritet të ndodhë tashme është përzgjedhja e kryetarit ne Gjykatën me te larte ne vend, pas mbarimit te mandatit te Shpresa Becajt. Burime të Vizion plus thanë se Xhezair Zaganjori, ka shume shanse që të marrë vendin e lene bosh nga Becaj. Dekretimet e reja, ne kushtetuese, vijne ne nje moment kur opozita e ka cilësuar kete proces si antikushtetues, me faktin se sipas socialisteve mandati i gjyqtareve aktuale, përfundon ne 21 maj te ketij viti. Kjo do te thote, qe me shume gjasa , emrat e tyre do te kalojne vetem me votat e demokrateve ne parlament. Votimi i tyre behet me vote te hapur dhe kërkon shumice te thjeshte.

Xhezair Zaganjori, will be the newest member of the Supreme Court. President of the Republic Bujar Nishani, enacted new appointments to moved Zaganjori, after the end of the mandate in the Constitution, the Supreme Court.
Situated in the judgment of the Constitutional corps since 2003, Zaganjori was rapporteur for water agreement between Albania and Greece, which fell by a unanimous vote. Zaganjori was first proposal came from Democrats as a candidate for president. He later withdrew from the race, as there was no consensus of the parties, thus not being introduced at all in the race. Head of state Nishani has decreed this Friday, and two names for the vacant seats in the Constitutional Court. Loyalty Imeraj and Gani Dizdari will substitute Admir Thanzen and Petrit Plloçi, mandates already c...

Free Traffic Exchange