Në Maqedoni sot është dita e fundit e fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 24 marsit, ndërsa duke nisura nga mesnata, fillon heshtja zgjedhore. Partitë politike do të zhvillojnë tubimet përmbyllëse në qytete të ndryshme.
Partitë shqiptare do të zhvillojnë mitingje në qendrat më të mëdha, si në Shkup, Tetovë, Gostivar e Strugë. Tetova do të jetë stacioni i fundit i BDI-së, PDSH do të ndalet në Shkup, ndërsa RDK në Gostivar. Ndërkohë, misioni i SHBA-ve në OSBE ka bërë thirrje që autoritetet në Maqedoni dhe të gjithë qytetarët të sigurojnë zgjedhje korrekte, pa dhunë e presione. Në një komunikatë për mediat, zëvendës ambasadori i misionit të SHBA-ve në OSBE, Geri Robins shprehu mirënjohje për marrëveshjen e arritur midis partive për mbajtjen e zgjedhjeve lokale. Ai u kujtoi palëve se zgjedhjet e ndershme janë guri i themelit për çdo demokraci.
In Macedonia today is the last day of the electoral campaign for the local elections of March 24, while starting from midnight, election silence starts. Political parties hold final rallies in different cities.
Albanian parties will hold rallies in major centers, such as Skopje, Tetovo, Gostivar and Struga. Tetovo will be the last station of DUI, DPA will stop in Skopje and the DRC in Gostivar. Meanwhile, the U.S. Mission to the OSCE has called on the authorities in Macedonia and all citizens to ensure fair elections without violence pressures. In a statement to the media, Deputy Ambassador U.S. Mission to the OSCE, Gary Robins expressed gratitude to the agreement reached between the parties for local elections. He reminded the parties that fair elections are the cornerstone of any democracy.