Situatë e rendë pas përmbytjeve - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-23 1

Lagjja periferike "Livade" e Shkodrës eshte izoluar tërësisht pas prurjeve te shumta ne Liqenin e Shkodrës. Niveli i ujit rreth shtëpive ka arritur ne 50 cm.
Madje ne disa prej tyre ka nisur te hyje dhe brenda. Banoret e zones me te prekur nga përmbytjet ne qytetin e Shkodres thonë se nuk kane riparuar ende demet pas përmbytjeve te viteve te shkuara. Ne vitin 2010 ne lagjen "Livade" u përmbyten rreth 200 shtepi banimi, ku disa prej tyre ende jane thuajse te pabanuara nga lagështira dhe çarja e mureve. 12 mije banore te Ures Vajgurore ne Berat furnizohen prej ditesh me uje te ndotur te pakonsumueshem. Amortizimi i tubacioneve ka bere qe ujerat e zeza te gropave septike ne lagjen "Guri i bardhe" te përzihen me ujerat e bardha, sidomos pas daljes nga shtrati te lumit Osum. Drejtues te ujësjellës-kanalizimeve të Urës Vajgurore thonë se eshte hartuar projekti per shtrirjen e nje rrjeti te ri, por mungojnë fondet per ta realizuar ate. Sipërfaqe te medha toke bujqësore jane nen uje ne fushën e Maliqit. Fermerët, te cilet vuajne prej vitesh humbjen e prodhimeve bujqësore, si pasoje e përmbytjeve kërkojnë marrjen e masave për hapjen e kanaleve kulluese. Ndërkohe, drejtori i Vordit te Kullimit te qarkut te Korçes, Jetnor Hysolli, tha se aktualisht jane te përmbytura vetem 50 hektarë. Por edhe ne zonat ku uji eshte larguar, pjesa me e madhe e te mbjellave rezultojnë te jene dëmtuar.

Free Traffic Exchange