BDI e PDSH vijojnë takimet - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 0

Tubimin elektoral të radhës, Bashkimi Demokratik për Integrim e mbajti në Dibër të Madhe, ku prezantoi para votuesve projektet e kësaj force për zhvillimin e zonës. Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti theksoi se kandidati Ruzhdi Lata, do i përqendrojë energjitë e tij në dispozicion të përparimit të komunës. "Ne jemi përpjekur që t'i lëvizim gjërat, që Dibra të ndryshojë vit pas viti. Mendoj se gjërat kanë shkuar mirë, por ne duhet t'i bëjmë edhe më mirë", theksoi Ahmeti. Kreu i BDI-së apeloi që gjithë shqiptarët të votojnë kandidaturën e Latës, duke kërkuar edhe kthimin e emigrantëve për të votuar. Ndërsa Partia Demokratike Shqiptare zhvilloi takime me qytetarët në Zhelinë, ku u prezantua kandidati i kësaj partie për kryetar komune, Latif Arifi. Kryetari i PDSH-së Menduh Thaçi u kërkoi banorëve të zonës që të përsërisin mbështetjen e vitit 2011, duke i ftuar që të çohen në këmbë dhe me 24 mars të votojnë kundër Gruevskit.

Gathering the next election, the Democratic Union for Integration held in Debar Kingdom, where projects presented to the voters of this force for the development of the area. DUI leader Ali Ahmeti said that the candidate Ruzhdi Lata, will focus his energies at the disposal of municipal progress. "We are trying to move things, Dibra change year after year. I think things have gone well, but we have to do better, "said Ahmad. DUI leader appealed to all Albanians vote Latest candidacy, seeking the return of migrants to vote. While the Albanian Democratic Party held meetings with citizens in Zelino, where he introduced the party's candidate for mayor, Latif Arifi. President of DPA Menduh Thaci urged area residents to support repeat of 2011, invited to stand and the March 24 vote against Gruevski.