Bonot, bie norma e interesit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 2

Norma e interesit të bonove të thesarit bie ndjeshëm.
Nga 6.64% që yeldi mesatar i letrave me vlerë të qeverisë shënonte në janar, menjëherë pas lëvizjes me politikën monetare të bërë nga Banka Qendore, e cila e uli vlerën e lekut në minimumin historik 3.75% ankandi i një dite më parë uli kostot e borxhit të qeverisë në 6.25%. Në fakt edhe këtë herë kërkesa për financimin e brendshëm të borxhit publik ishte e lartë, afërsisht 15 miliard lekë, ku e gjithë shuma, ndryshe nga rastet e mëparshme është blerë si nga bankat, ashtu edhe nga individët që investojnë në këtë fushë. Nga ana tjetër ulja e normës së interesit për lekun ka zbehur ndjeshëm kërkesën e qytetarëve për të depozituar para, dhe për disa muaj rresht ritmi i rritjes së depozitave bankare po shënon rënie, kjo pasi përqindja më e mirë që mund të ofrojnë bankat nuk është më shumë se 3.5. Kjo është hera e parë që politika e ndjekur nga banka qendore po reflekton në kohë, pasi disa muaj më parë edhe pse uljet e interesit të lekut kanë qenë të njëpasnjëshme, kostot e borxhit të qeverisë vijonin që të rriteshin. Gjithsesi tashmë do të jetë e vështirë që banka e Shqipërisë të marrë guximin për të ulur sërish normën e interesit të lekut pasi mund të rrezikojë nivelin e depozitave në sistemin e bankave të nivelit të dytë.

Treasury bill interest rates fall significantly.
From 6.64% to yeldi average score government securities in January, shortly after the movement made ??by the Central Bank's monetary policy, which lowered the value of the currency in historical minimum of 3.75% the previous day auction cut debt costs government at 6.25%. In fact, this time the demand for domestic financing public debt was high, approximately 15 billion, with the entire amount, unlike previous cases is purchased by banks, as well as individuals who invest in this area. On the other hand the reduction of interest rates on lek has significantly diminished the demand of citizens to deposit money, and for several months the growth rate of bank deposits is decreased, this after the best rate that can provide banks is not more than 3.5. This is the first time that the policy pursued by the central bank is reflecting on time, after a few months ago even though interest rate cuts have been consecutive attending government debt costs to rise. However, now it will be difficult for the Bank of Albania to take the liberty to cut interest rates again rate as it may jeopardize the level of deposits in the commercial banks.