Faktori ndërkombëtar filloi monitorimin e procesit te përgatitjes dhe mbajtjes se zgjedhjeve parlamentare te 23 qershorit. Për 4 dite me radhe nje mision i ODIHR-it do te takoje te gjitha faktorët përgjegjës per zhvillimin e zgjedhjeve per te vëzhguar situatën para-zgjedhore ne Shqipëri. Pas takimit me ministrin e jashtëm Edmond Panariti, përfaqësuesja e ODIHR, Nicola Shmid deklaroi ne përfundim te vizitës se do te publikohet nje raport me rekomandimin nese duhet ose jo te kete nje mision vëzhgimi per zgjedhjet. "Qëllimi yne i pare eshte te njihemi me situatën dhe te dalim me nje rekomandim nese ODIHR duhet ose jo te dërgojë nje mision vëzhgimi per zgjedhjet. Ne do takohemi me institucione te ndryshme, me KQZ, me parti politike, përfaqësues te medias dhe shoqërinë civile dhe ne përfundim te kësaj vizite do te dalim me nje raport. Ky raport do te përshkruajë gjetjet tona dhe do te ketë përfundimet nese duhet te vije apo jo nje mision per te vëzhguar zgjedhjet". Ndërkohe, ministri Panariti përsëriti vullnetin e qeverise për zgjedhje te lira e te ndershme. Misioni i ODIHR ka zhvilluar takime edhe me bashkëkryetarët e komisionit per reformën zgjedhore Ilir Rusmali e Damian Gjiknuri. Mësohet se shqetësimet e PS janë përqendruar tek çështja e ndarjes se mandateve dhe listat e zgjedhësve.
The international community began monitoring the process of preparing and holding the June 23 parliamentary elections. For 4 days a ODIHR mission will meet all the factors responsible for the conduct of elections to observe the pre-election situation in Albania. After meeting with Foreign Minister Edmond Panariti, ODIHR representative, Nicola Schmidt said at the end of the visit will be published a report recommending whether or not to have an election observation mission. "Our first goal is to get acquainted with the situation and come up with a recommendation whether ODIHR or not to send an observer mission to the elections. We will meet with various institutions, with CEC, political parties, representatives of the media and civil society, and at the end of the visit will come up with a report. This report will outline our findings and will have conclusions whether to come or not a mission to observe the elections. "Meanwhile, Minister Panariti repeated willingness of the government to free and fair elections. ODIHR mission held meetings with co-commission for electoral reform Ilir Rusmali the Damian Gjiknuri. Learned that PS concerns have focused on the issue of separation and voter mandates.