Avokati i kryetarit te bashkisë se Kavajës Elvis Roshi ka kërkuar nga prokurori i këtij qyteti Besnik Muci, lirimin e klientit te tij. Përmes një letre zyrtare, mbrojtësi ligjor i Roshit, Plarent Ndreca sqaron se arrestimi ne flagrance i kryetarit te bashkisë është kryer ne kundërshtim flagrant me kërkesat ligjore te parashikuara nga Kodi i Procedurës Penale.
"Arrestimi i kryeqytetasit te Kavajes, dhe heqja e lirise se tij, nënvizon avokati ne memon e tij, është një akt mjaft i rende i cili cenon ne mënyre te drejtpërdrejte jo vetëm liritë dhe te drejtat e tij individuale kushtetuese, por njëkohësisht cenon po aq rende interesat institucionit te Bashkisë se Kavajës qe ai drejton e rrjedhimisht dhe interesat e qytetareve te cilët e kane zgjedhur". Avokati hedh poshtë ndërkohe pretendimet për nje konfrontim fizik mes Roshit dhe trajnerit te Tiranes Nevil Dede, gjate ndeshjes Besa-Tirana te zhvilluar dje ne Kavaje. Ai nënvizon faktin se kryebashkiaku është paraqitur vete ne komisariat per te dhëne shpjegimet e tij, menjëherë sapo ka mësuar se trajneri kishte bere kallëzim ndaj tij për ushtrim dhune. Sipas avokatit, Kryebashkiaku Roshi nuk është arrestuar duke kryer ndonjë krim, e nuk është ndjekur nga policia gjyqësore. Madje, siç vete Roshi ka pohuar, ky arrestim është bere me urdhër te drejtpërdrejte te Ministrit te Brendshem, i cili nuk ka asnjë autoritet procedural për te ndikuar ne hetimin e një çështje konkrete dhe per rrjedhoje duhet te jete objekt hetimi nga ana Juaj. Mbrojtësi ligjor thekson ne funs se për shkak te shkeljeve ligjore ne komisariat, prokurori duhet te urdhëroje menjëherë lirimin e klientit te tij.