Letra e diplomatit ne heshtje - Vizion Plus - News Lajme

2015-11-23 1

Ministria e Jashtme nuk ka dhëne asnjë shpjegim dhe asnjë reagim lidhur me letrën tashme publike te ambasadorit shqiptar ne Uashington, Gilbert Galanxhi, i cili u drejtohej eproreve te tij, sekretarit te përgjithshëm, Gazmend Turdiu dhe ministrit Edmond Panariti, me ankesa dhe ironi për mungese parash dhe infrastrukture ne pune.
E kontaktuar nga Vizion Plus, Ministria jone e Jashtme thotë se behet fjale për probleme te brendshme, për te cilat nuk ka pse jep llogari ne media. Por nga ana tjetër tonet e letrës se zotit Galanxhi ishin tejet kritike..."pasi kam analizuar buxhetin e vitit 2013 për ambasadën, mund t'ju them me bindje që në fillim se ky buxhet është fiktiv dhe i parealizueshëm. e thënë ndryshe, është ngecje e përgjegjësisë nga ju tek ambasadori. është 'larje duarsh si ponc pilati', në një farë mënyre duke na thënë: 'këto fonde keni, vrafshi veten tani atje ku jeni'", shkruhet ne letrën e diplomatit Galanxhi. Këtë skandal , anëtari i komisionit te jashtëm Gazmend Oketa e ka cilësuar si cenim te imazhit te shtetit shqiptar .Ne një interviste për vizion Plus ai thotë se ne shumicën e mbledhjeve te komisionit e ka ngritur këtë shqetësim qe për te ekziston ne disa diplomaci shqiptare. Lisien Bashkurti, ish-diplomat, e shikon si alarmante situatën kur shprehet se kjo po ndodh ne te gjithë sektorët e sigurisë kombëtare. Sipas tij shteti ka braktisur shërbimin diplomatik. Ambasadori shkruan ne letër se ne buxhetin e vitit 2013, qeveria shqiptare ka parashikuar 176 mijë dollarë për qiratë e ambasadës në SHBA. Por, siç zbulon letra, pagesat faktike për qiranë janë me te larta. ndersa, për dietat dhe udhëtimet buxheti vjetor i ambasadës është 2.500 dollarë, ndërkohë që shpenzimet faktike vetëm për dy muajt e parë të vitit kanë qenë 2.488 dollarë. Ambasadori zbulon se i mbeten vetëm 122 dollarë, me të cilat duhet të mbulojë lëvizjet në SHBA për 9 muajt e mbetur të vitit.

Free Traffic Exchange