KQZ miraton fletën e votimit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 0

Me 6 vota pro dhe nje kunder KQZ ka miratuar modelin e fletës se votimit qe do te perdoret ne qarkun e Fierit, nje model specifik per shkak te aplikimit te numërimit elektronik.
Nga dy modele te fletës se votimit qe paraqiti firma spanjolle Indra, e cila ka fituar tenderin per numërimin; KQZ votoi fleten qe parashikon regjistrimin e vetem 42 subjekteve politike duke rrezuar modelin qe përfshin 66 parti politike. Ky i dyti u kontestua nga përfaqësuesit e partive politike ne KQZ pasi kompozimi i fletës mund te ngatërrojë votuesit. Ndërkohe qe fleta e votimit me 42 subjekte hapi nje tjeter debat ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve pasi eshte e paqarte se çfare ndodh me procesin e numërimit, nese ne zgjedhjet e 23 qershorit regjistrohen me shume se 42 parti. Firma spanjolle Indra ka sqaruar se pajisjet qe ajo disponon mund te lexojnë vetem 2 modele te fletëve te votimit; fletën me 42 subjekte dhe ate me 66 subjekte. Po sipas firmës ne momentin qe miratohet modeli nga KQZ dhe ndërtohet softi per numërimin elektronik asnje ndryshim nuk mund te realizohet me. Keto kushte te vendosura nga firma duket se paralajmërojnë dështimin e zbatimit te teknologjisë ne rast se ne 13 prill regjistrohen me shume se 42 parti, situate qe ka shume mundësi te ndodhe. Ne historinë e zgjedhjeve shqiptare jane regjistruar gjithnjë me shume se 42 parti; kështu ne 2005 ka patur 57 subjekte, ne 2009, 45 subjekte dhe ne 2011, janë regjistruar per te marre pjese ne zgjedhje 56 forca politike.

With 6 votes in favor and one against the CEC has adopted the model of ballot to be used in the district of Fier, a specific model due to the application of electronic counting.
Of the two models of the ballot that featured Spanish firm Indra, which has won the tender for the count; CEC voted sheet that provides for the registration of only 42 political parties pulling down model that includes 66 political parties. The latter was challenged by representatives of political parties in the CEC after the composition of the sheet may confuse voters. While the ballot with 42 subjects opened another debate in the Central Election Commission because it is unclear what happens to the process of counting, if the elections of 23 June recorded more than 42 parties. Spanish firm Indra explained that the equipment that it owns can be read only 2 models of ballots; sheet with 42 subjects, and that with 66 subjects. According to the firm at the moment that is approved by the CEC model and built soft for electronic count any change can not be realized. These conditions set out the firm appears to warn failure of technology implementation in the event of April 13, recorded more than 42 parties, the situation is likely to happen. In the history of the Albanian elections are always recorded more than 42 parties; thus in 2005 there were 57 subjects in 2009, 45 subjects and 2011, have registered to take part in elections 56 political forces.