Ndërsa debati për importin e mbetjeve vazhdon, ne fabrikat e riciklimit punohet me kapacitet te plote me mbetje te importuara. Drejtuesit e tyre shprehen se kane nisur importin gjashte muaj me pare, duke dyfishuar punën qe behej nga mbetjet e prodhuara ne vend. Këto janë mbetje te importuara qe pasi riciklohen kthehen ne qeska te tipeve te ndryshme. Vullnet haka pronari i kësaj fabrike riciklimi deklaron se nëse referendumi nuk do te jete ne favor te importit këto biznese do ti kërkojnë dëmshpërblim qeverise, pasi ne momentin e licencimit nuk u është mohuar e drejta për te marre mbeturina nga jashtë. Ndërkohë duke komentuar vendimin e gjykatës kushtetuese, ministri i mjedisit ka deklaruar se personalisht nuk është kundër mbajtjes se referendumit. Por ai ka hedhur poshtë kërkesën e AKIP, për pezullim te importit te mbetjeve deri ne leximin e votës popullore. Sipas ministrit Mediu dy nenet qe shoqëria civile kërkon te ndryshoje i heqin te drejtën e kontrollit qeverise mbi kompanitë qe importojnë mbetje. Mediu theksoi se para se te merrej nisma ligjore për një ligj te tille, ka pasur një praktike abuzive ku kompanitë lejoheshin te fusnin ne territorin shqiptar edhe mbetje te rrezikshme.
While the debate on the import of waste continues, in recycling plants working with full capacity with imported waste. Their leaders say they have begun importing six months ago, doubling the work that was done by the waste produced in the country. These are imported waste as recycled back in sachets of different types. Haka owner of this factory will recycle states that if the referendum would not be in favor of import these businesses will require government compensation, as when the license was not denied the right to take the garbage out. While commenting on the decision of the Constitutional Court, the Minister of Environment has stated that the person is not against the referendum. But he rejected AKIP request for suspension of import of waste until the reading of the popular vote. According to the Minister Mediu two articles that civil society wants to change remove the right of government control over companies that import waste. Mediu stressed that before a legislative initiative for such a law, there has been an abusive practice where companies were allowed to enter the Albanian territory hazardous waste.