Nis fushata zgjedhore ne Maqedoni - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 2

Fushata për promovimin e kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal për zgjedhjet në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit do të zgjas 20 ditë. Në Maqedoni në mesnatë ka nisur fushata zgjedhore për zgjedhjet lokale të 24 marsit. Fushata për promovimin e kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë komunal për zgjedhjet në 80 komuna dhe Qytetin e Shkupit do të zgjas 20 ditë. Më 23 mars, një ditë para zgjedhjeve është heshtja zgjedhore. Numri i kandidatëve për kryetarë komunash dhe këshilltarë akoma nuk është përfundimtare, për shkak se me ndryshimet e reja të kodit zgjedhor dhe ndërprerjen e bojkotit të zgjedhjeve nga opozita maqedonase, Parlamenti të shtunën ka shtyer afatin për dorëzimin e listave nga opozita deri më 8 mars. Të drejtën e votës do ta kenë 1.743.403 qytetarë në mbarë vendin. Votuesit do të votojnë për partitë dhe kandidatët sipas numrit rendor të përcaktuar në listën e votimit nga ana e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), ndërsa numrat e rij do të plotësohen me listat e kandidatëve të opozitës maqedonase. Partitë politike prej sot do të nisin takimet intensive me qytetarët, ndërsa në mbrëmje janë paraparë tubimet e para qendrore nëpër komuna. BDI, PDSH dhe RDK janë siglat e partive që garojnë nëpër komunat e vendit. Shqiptarët garojnë në këto zgjedhje në rreth 38 komuna me lista këshilltarësh dhe kandidatë për kryetarë komunash.

Campaign to promote candidates for mayors and municipal councilors elections in 80 municipalities and the City of Skopje will last 20 days. In Macedonia at midnight started the election campaign for the local elections of 24 March. Campaign to promote candidates for mayors and municipal councilors elections in 80 municipalities and the City of Skopje will last 20 days. On March 23, the day before the election is electoral silence. The number of candidates for mayors and councilors is not yet final because the new electoral code changes and termination of the Macedonian opposition election boycott Saturday Parliament has extended the deadline for the submission of lists by the opposition until March 8. The right to vote will have 1,743,403 citizens across the country. Voters will vote for parties and candidates by position number specified in the voting list by the State Election Commission (SEC), while FYR numbers will be met with Macedonian opposition candidate lists. Political parties of today will begin intensive meetings with citizens, while evenings are planned before gatherings central municipalities. DUI, DPA and the DRC are sigle competing parties in the municipalities of the country. Albanians competing in these elections in about 38 municipalities with a list of councilors and mayoral candidates.