Nate e tensionuar ne Shkup - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 3

Shkupi ka kaluar një natë të tensionuar dhe të frikshme, pas sulmeve te huliganëve të organizuar maqedonas ndaj shqiptarëve. Tensionet nisën menjëherë pas protestës së dhunshme para selisë së qeverisë, kundër emërimit të ministrit të ri të Mbrojtjes, Talat Xhaferi, për shkak të së kaluarës së tij si komandant i UÇK-së. Pas shpërndarjes së tubimit, persona të dhunshëm sulmuan shqiptarë në qendër të kryeqytetit maqedonas. Më pas sulmet ndaj qytetarëve shqiptarë të Maqedonisë nisën të përhapeshin edhe në lagje të tjera të Shkupit. Autoritetet kanë shpërndarë njesitet speciale në disa akse rrugore dhe në qendër të kryeqytetit. Protesta ishte e organizuar nga grupe tifozësh maqedonas ultranacionalistë. Protesta të shumta janë paralajmëruar të mbahen edhe gjatë së shtunës, nga shoqata e veteranëve maqedonas të konfliktit të vitit 2001.

Skopje has spent a tense and scary night, after the attacks organized hooligans Macedonian Albanians. Tensions began immediately after the violent protest in front of the government against the appointment of new defense minister, Talat Xhaferi, because of his past as the commander of the KLA. Upon dissolution of the assembly, Albanian violent persons attacked in the center of the Macedonian capital. Later attacks against Albanian citizens of Macedonia began to spread in other neighborhoods in Skopje. Authorities have special units distributed in several road axes and the center of the capital. The protest was organized by ultranationalist groups Macedonian fans. Numerous protests are warned to be held during the Sabbath, from the Association of Macedonian veterans of the conflict in 2001.

Free Traffic Exchange