Skënderbeu doli me tre pike nga fusha e vështire e Laçit duke thelluar distancën me ndjekësit me te afërt ne renditjen e përgjithshme. Ne startin e javës se 17 te superliges korçaret edhe pse me dy mungesa te rëndësishme si Arapi dhe Pero Pejic munden me rezultatin e pastër 2-0 skuadrën Kurbinase. Pjesa e pare përfundoi me rrjeta te paprekura edhe pse formacioni i Joses kishte dy raste te pastra për te kaluar ne avantazh, ne minutën e 9 me Sabino Plakun dhe ne minutën e 34 me Orelesi. Kampionet ne fuqi te superliges e nisen me vrull pjesën e dyte ndërkohë qe Ademir Souza ne minutën e 49 u shfaq rrezikshëm me goditjen e tij ngjitur me shtyllën e djathte te portës kundërshtare. Vendasit filluan te reagonin ndërsa portieri shehu u vu disa here ne prove me Sefgjinin dhe kroatit Buljan. Zhbllokimi i rezultatit për korçaret do te vinte ne minutën e 61 te takimit kur plaku çoi topin ne rrjete. 3 minuta me vone Skënderbeu gjeti golin e dyte me te njëjtën skenar ne një goditje dënimi Radas gjeti kokën e Ditmar Bicaj me lezhjanin qe ndëshkoi per here te dyte skuadrën vendase. Ne minutat e mbetura miqtë arritën te administronin rezultatin ndërsa me këtë fitore e shohin veten tashme ne kuotën e 42 pikëve ne vend te pare, 12 pike larg ndjekësve me te afërt te Teutës. Ndërkohë Laçi mban vendin e 6-te ne kuotën e 24 pikëve.