SHBA-BE: Zgjidhni krizën! - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 0

Komuniteti ndërkombëtar u bën apel liderëve politikë në Maqedoni që t'i japin fund krizës politike, pasi po rrezikojnë aspiratat integruese të vendit. Përmes një komunikate të përbashkët, përfaqësitë e SHBA-ve, BE-së dhe OSBE-së në Shkup, shprehen se politikanët maqedonas duhet të marrin përsipër përgjegjësitë pasi vendi është në një udhëkryq kritik.
"Kriza momentale po rrezikon aspiratat e qytetarëve për një të ardhme më të mirë, si dhe për stabilitetin e vendit. Duhet të ndërmerren hapa të menjëhershëm për shmangien e ultimatumeve publike, pozicioneve fikse dhe taktikave afatshkurtra. Duhet të ketë afrim drejt një dialogu të drejtpërdrejtë dhe kompromisi për interesin e qytetarëve dhe shtetit". Edhe komisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fule, përmes një mesazhi në "Twitter" u bëri thirrje palëve se është momenti i fundit për kompromis. Opozita në Maqedoni ka deklaruar bojkotin e zgjedhjeve lokale të parashikuara më 24 mars, pasi kërkon që të mbahen edhe ato të përgjithshme të parakohshme. Kërkesa e tyre është refuzuar nga mazhoranca e Gruevskit, duke bërë që vendi të futet në një qorrsokak politik.

The international community urges political leaders in Macedonia to end the political crisis, as are jeopardizing the country's integration aspirations. In a joint communiqué, representatives of the U.S., EU and OSCE in Skopje, said that Macedonian politicians should assume responsibility as the country is at a critical juncture.
"The current crisis is jeopardizing citizens' aspirations for a better future, as well as stability. Immediate steps should be taken to avoid public ultimatums, fixed positions and short-term tactics. Should have direct approach to dialogue and compromise in the interests of citizens and the state. "EU Enlargement Commissioner, Stefan Fule, through a message on "Twitter" called on the parties that it was high time for compromise. Opposition in Macedonia has declared a boycott of local elections provided on March 24, since it requires to keep those early general elections. Their request was rejected by the majority of Gruevski, making the country entered in a political deadlock.

Free Traffic Exchange