Hetimet për vrasjen e Lamajt - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 1

Grupi hetimor po vazhdon hetimet lidhur me vrasjen e kryekomisar Dritan Lamajt, pasi nje dite me pare ne Selanik te Greqisë u arrestuan dy te dyshuarit kryesore, si autore te ekzekutimit mafioz,biznesmeni Arben Frroku dhe shoku i tij Jak Jaku.
Gjate paradites se te martës, ekspertet po merren me mbikëqyrjen e makines, qe u gjet ne flake ne fshatin Domje te Tiranes. Duket e veshtire te kete shume prova ne automjet, per shkak edhe te zjarrfikësve qe kane shuar zjarrin. Nga ana tjeter ne Durrës eshte kapur edhe personi qe dyshohet te kete grabitur makinën pak dite me pare. Ai quhet Gentjan Bejtja, 32-vjeçar, nga Fushe-Kruja dhe mund te jete person kyç ne zbardhjen e plote te ngjarjes, duke dëshmuar per porositësin e vjedhjes se automjetit, me te cilin u krye ekzekutimi i se dielës. Ne te njëjtën kohe, po punohet per te kryer me procedure te përshpejtuar ekstradimin e dy personave te kapur dje, gje qe ne kushte normale kerkon te pakten 40 dite. Dyshohet se ne krim Frroku dhe Jaku kane patur edhe bashkëpunëtore te tjere, ndërsa vrasjen e kane bere vete, gje qe provohet edhe nga kamerat e sigurisë se objekteve rrotull vendngjarjes. Policia gjithashtu po këqyr dhe armët e gjetura ne shtëpitë e te dyshuarve, per te pare nese jane përdorur ne ngjarje te tjera. Vrasja e kryekomisar Dritan Lamajt ndodhi pasditen e se dielës, ne rrugen "Vasil Shanto", ku viktima kishte shtëpinë. Mësohet se mes ish-shefit te komisariatit numër 6 dhe dy te arrestuarve te djeshëm, ka patur konflikte te forta per çështje biznesi, madje dhe denoncime te ndërsjellta ne prokurori.