Rama shpjegon programin - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-23 0

Një ditë pas përfundimit të konventës dy ditore, ku u shpalos programi PS për ndryshimin e Shqipërisë me ardhjen ne pushtet pas 23 Qershorit, kryetari i PS Edi Rama ka dhënë shpjegime dhe sesi do ta zbatoje ate ne qeverisje.
I pyetur nga Vizion Plus sesi PS e ka llogaritur faturën financiare për realizimin e programit qeverisës Rama dha dy mënyrat për atë që e quajti për here të parë reforma strukturore e qeverise se ardhshme. Kryetari i Partisë Socialiste tha se skuadra e rilindjes kombëtare që do të përzgjedhë, do te jetë fituese në 23 qershor. I pyetur, nëse do të jetë në krye të skuadrës, pra në listën e PS, ai nuk përjashtoi mundësinë e kandidimit kur tha statuti nuk e pengon te jete ne parlament. Sa i takon listave të deputeteve, Rama sqaroi se ajo nuk do të keqpërdoret dhe se asnjë person jashtë saj por që ka dhënë kontribut në parti, nuk do të mbetet pa u vlerësuar. Por ajo ku u ndal Rama ishte shqetësimi për manipulimin e zgjedhjeve te 23 qershorit, shqetësim permanent sipas tij dhe nga SHBA dhe BE. Duke sfiduar kundërshtarin politik, Rama tha se është i hapur për debat publik me të.

A day after the two-day convention, where he unveils PS program for Albania change with the arrival in power after June 23, the president of the Socialist Party Edi Rama has given explanations and how they will implement it in government.
Asked by Vizion Plus how SP has calculated the financial burden on program implementation Rama's ruling provided two ways that called for the first time next government structural reform. Socialist Party leader said that national renaissance team will select, will be awarded on 23 June. Asked if he would be in charge of the team, so the list of PS, he did not rule out the possibility of running when not prevent the statute said to be in parliament. As regards the list of deputies, Rama explained that it would not be abused and that no person outside but that has contributed to the party, will not be left without being evaluated. But where was stopped Rama was concern about the manipulation of the June 23 elections, his permanent concern as well as the U.S. and the EU. Defying political opponent, Rama said he is open to public debate.