Isaraj, debat për armatosjen e zyrtareve - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Shqyrtimi nen per nen i projektligjit per armet ka perfshire ne debate mazhorancen dhe opoziten. Anetari socialist i komisionit te Sigurise, Arben Isaraj, propozoi amendimin e draftit, duke parashikuar heqjen e nenit qe lejon armatosjen e zyrtareve te larte, deputeteve, gjyqtareve apo drejtuesve lokale.
Por diskutimi u shty per nje seance tjeter, pa u mesuar qëndrimi i shumices mbi kete propozim. Minoranca ne komisionin e sigurise, propozoi gjithashtu rrëzimin e përcaktimit, qe linte te hapur shtimin e kategorive te armeve nga vete qeveria. Ne fund te mbledhjes, kryetari i komisionit njoftoi se diten e merkure, do te nise shqyrtimi i projektligjit per mbikëqyrjen parlamentare te institucioneve inteligjente. Komisioni i integrimit nuk arriti te zhvillonte seancen per miratimin e draftit per armet. Shkak u be mungesa e përfaqësuesve te ministrise se Brendshme, qe mbrojnë projektligjin. Sipas kryetarit te komisionit, Ditmir Bushati, ministria e Nokes ka shpërfillur komisionin. Zoti Bushati ka derguar nje leter ankese, ne adrese te ministrisë se Brendshme. Por nje tjeter leter, me firmen e Bushatit iu dergua kryetares se kuvendit Jozefina Topalli, nen argumentin se anetaret e ketij komisioni jane deputete zëvendësues ne komisione te tjera dhe kjo behet shkak qe te mos zhvillohet seancat tek integrimi. Ky eshte serioziteti qe ka mazhoranca, per çeshtjet e integrimit, shkruan socialisti Bushati