Aborti i Flories ne pikëpyetje - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 1

21-vjeçarja shtatzëne Florije Peci është ne sallën e reanimacionit ne maternitetin mbretëresha Geraldine, ku po trajtohet. Ne gjendje te renduar mendore ajo po mbahet edhe nen kujdes e specializuar te psikologeve. Por tashme debati është një tjetër, a do te lejohet te abortoje fëmijën, ashtu si edhe familjaret e saj janë shprehur.
Florija është ne javën e 22 te shtatzënisë, ndërkohe qe ligji shqiptar e lejon abortin normal për shkaqe psiko sociale deri ne javën e 12 te shtatzënisë. Ligji parashikon edhe abort ne javën e 22, por vetëm ne dy raste specifike te cilat nuk përputhen me gjendjen e Florijes. "Ndërprerja e shtatzënësisë për arsye mjekësore mund të bëhet deri në javën e 22 të shtatzënësisë, në rast se një komision i përbërë nga 3 mjekë, pas ekzaminimit dhe konsultimit, gjykon se vazhdimi i shtatzënësisë dhe/ose lindja e fëmijës rrezikon jetën ose shëndetin e gruas. Kur komisioni gjykon se fetusi ka keqformime të papajtueshme me jetën, apo sëmundje invaliduese me trajtim të pasigurte, vendos për ndërprerjen e shtatzënësisë në çdo kohë". Shtatzënia e Florije Pecit është vene tashme nen hetimin e prokurorisë për te gjetur nëse me vajzën është abuzuar apo jo gjate qëndrimit te saj ne Austri. Tragjedia e Florije Pecit nisi një vit me pare, ndërsa ajo udhëtonte me autobusin e studenteve te universitetit te Elbasanit qe u rrezua ne Himare. Pas dëmtimeve te renda dhe hyrjes ne gjendje koma, vajza u dërgua per trajtim te specializuar ne Austri. 21-vjeçarja tashme përveç problemeve pasojave qe mbarti nga aksidenti është ne një tjetër udhëkryq atë te sjelljes ne jete te një fëmije qe dyshohet te jete pasoje e nje abuzimi.

21-year-old pregnant Florije Peci is in the emergency room at Queen Geraldine Maternity Hospital, where he was treated. Able to gravely mentally she is being held under the specialized care psychologists. But now the debate is another, will be allowed to abort the child, as well as her family members are expressed.
Gold is in week 22 of pregnancy, while the Albanian law allows abortion normal psychosocial causes up to week 12 of pregnancy. The law also provides for abortion in week 22, but only in two specific cases which do not comply with Florijes condition. "Termination of pregnancy for medical reasons may be made up to week 22 of pregnancy, in the event that a committee consisting of 3 doctors, after examination and consultation, considers that the continuation of the pregnancy and / or childbirth endangers the life or health of women. Where the Commission finds that the fetus has malformations incompatible with life, or invaliduese diseases with uncertain treatment, decided to terminate the pregnancy at any time. "Florije pregnancy Peci is already put under prosecution investigation to find out if the girl was abused or not during her stay in Austria. Florije Peci tragedy began a year ago, while traveling with students of the University of Elbasan bus that crashed in Himara. After serious injury and entry into a coma condi...