Më 17 shkurt të vitit 2008, vendi me shumicë shqiptare, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe vendeve perëndimore, do të fitonte pavarësinë e kushtëzuar.
Ne kujtim te asaj dite, Prishtina është zbukuruar me flamurin e Kosovës, me flamuj kombëtarë shqiptarë, si dhe të vendeve që e kanë njohur shtetin më të ri në Ballkan. Rrugët e kryeqytetit, por edhe të qyteteve kryesore kosovare janë mbushur me qytetarë, që kujtojnë këtë përvjetor të rëndësishëm. Në mesditë nisi parada e trupave të FSK-së dhe Policisë së Kosovës. Këto forca, janë edhe aspirata e shtetit të ri, për të patur autoritetet e saj të pavarura e të përgjegjshme për të ruajtur integritetin territorial të Kosovës dhe sigurinë e brendshme. Ndërsa në orën 20:00, festimet do të përmbyllen me një koncert të madh në qendër të Prishtinës që do të kulmojë me lëshimin e dhjetëra fishekzjarreve. Presidenti i Shqipërisë Nishani po merr pjesë në ceremonitë festive në Prishtinë, ndërsa kryeministri Berisha ka uruar përmes facebook-ut gjithë qytetarët e Kosovës për këtë ditë historike. Në Kosovë ndodhet edhe kryetari i Partisë Socialiste, për të qenë pjesë e festimeve.
On 17 February 2008, the Albanian-majority country, with the support of the United States of America and Western countries would gain conditional independence.
In memory of that day, Prishtina is decorated with the flag of Kosovo with the Albanian national flags, as well as countries that have recognized the new state in the Balkans. Streets of the capital, as well as Kosovo's main cities are filled with people who think this important anniversary. At noon began KSF troops parades and Kosovo Police. These forces are the aspirations of the new state, to have its independent authorities responsible for maintaining territorial integrity and internal security. And at 20:00, the celebrations will be concluded with a huge concert in the center of Pristina, which will culminate with the release of dozens of fireworks. President of Albania Nishani is participating in festive ceremonies in Pristina, while Prime Minister Berisha congratulated through Facebook all citizens of Kosovo on this historic day. Kosovo is also the chairman of the Socialist Party, to be part of the celebrations.