Florie Peci, zbulohet raporti - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 15

Ky eshte spitali ku studentja e mbijetuar e aksidentit te Himares Florie Peci, ka qëndruar per rehabilitim, pas zgjimit nga gjendja e komes. Qendra e rehabilitimit Gmundnerberg ndodhet ne afersi te Salsburgut te Austrise.
Pas deshmise te Erida Pecit, motres se 21- vjeçares se aksidentuar, Vizion Plus ka siguruar nje raport te detajuar ne lidhje me qëndrimin e Florie Pecit ne Austri. Raporti ne fjale është zyrtar dhe i shoqatës austriake humanitare, "Nje bote per te gjithe". Ne te citohet se pas aksidentit te 21 majit te 2012, ambasada austriake ndërmjetësoi dërgimin e dy studenteve shqiptare ne Austri te cilat ne varesi te problematikave u vendosen ne spitale te ndryshme. Gjate periudhës kur studentja Florie Peci ishte ne spital familja kosovare e Basri Jasharit me banim ne Vokelmarket u vetorfua per ndihme veçanërisht per gjuhen e huaj. "Ne 19 korrik Florie Peci eshte dërguar per 6 jave per rehabilitim ne Gmundnerber. Rehabilitimi i saj u shty edhe per 6 jave te tjera dhe me pas Florie Peci u kthye bashke me motrën e saj ne 11 tetor per ne Shqipëri. Kostot e trajtimit dhe rehabilitimit jane mbuluar nga kompania e sigurimit te autobusit qe u aksidentua. Gjate dy javeve te para kur Floria ishte ne koma ajo u shoqërua nga vellai i saj Gazmend Peci, me pas ai eshte larguar. Pas daljes nga koma Florie Peci u shtrua ne qendren e rehabilitimit Gmundnerberg. Nga data 19 korrik deri 25 gusht pranë saj qëndroi i vellai. Ne raport thuhet edhe ne 4 shtator prane Flories shkoi e motra Erida. Ato qendrorin te dyja ne nje dhome dhe shpenzimet per Erida Pecin i mbuloi qendra e rehabilitimit deri ne datën e kthimit 11 tetor 2012." Po ashtu raporti citon edhe çiftin nga Kosova, Jashari i cili gjate pushimeve te verës ka vizituar familjen e Flories. Pasi eshte njohur me gjendjen financiare te tyre zoti Jashari ka treguar se i ka dhene Erida Pecit 500 euro. Ndërkohë, fondet e grumbulluara nga shoqata te ndryshme ne Austri per Florie Pecin kapen vlerën e 2.300 eurove.

Free Traffic Exchange