OSBE, monitorim procesit - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Pas ambasadorit amerikan Arvizu dhe atij te Bashkimit Europian Sequi, ka reaguar sot dhe Kreu i OSBE, Wolfarth, ne lidhje me vendimin e gjykatës për çështjen e 21 janarit.
Wolfarth u shpreh se pret te njihet me arsyetimin e gjykatës për këtë vendim, dhe nëse çështja do te apelohet OSBE do te monitoroj procesin. "Gjykata duhet të marrë vendimin bazuar në shtetin e së drejtës. Ne duhet të shohim edhe arsyetimin e gjykatës për këtë çështje. E dimë që ekziston edhe apelimi i çështjes dhe ne do ta ndjekim nga afër këtë". Wolfart i beri këto komente pas një takimi qe ka zhvilluar me kryetaren dhe nënkryetarin e KQZ. Sipas ambasadorit te OSBE, ne fokus te këtij takimi ka qene ecuria me përgatitjet e zgjedhjeve te 23 qershorit, rregullorja e brendshme e KQZ, dy projektet për votimin dhe numërimin elektronik si dhe trajnimi i komisionarëve te dyte.

Free Traffic Exchange