Arvizu, takim me komisionin e Sigurisë - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Ambasadori amerikan ne Tirane, Alekxander Arvizu, zhvilloi per me shume se 1 ore, nje takim me anëtaret e Komisionit parlamentar te Sigurise, me dyer te mbyllura.
Ne fokus te bisedës, referuar trajnimit te disa anëtarëve te Komisionit pranë nje qendre te NATO-s ne Gjermani, ishte roli i mbikëqyrjes parlamentare mbi çështjet ushtarake dhe të sigurisë. Ambasadori Arvizu theksoi pas takimit 3 nga parimet themelore, mbi te cilat funksionon nje vend anëtar i strukturave atlantike. "Mes parimeve të shumta që diskutuam, theksin e vumë tek tri prej tyre posaçërisht. I pari është që çdo anëtar i NATO-s merr përsipër angazhimin të ketë një sistem funksionues politik demokratik të bazuar në ekonominë e tregut. Parimi i dytë është angazhimi për marrëdhënie të mira me vendet fqinje. Parimi i tretë themelor është mbikëqyrja civile mbi veprimtaritë ushtarake dhe çështjet e sigurisë kombëtare." Burime prane komisionit i thane Vizion Plus, se gjate takimit, foli kryesisht ambasadori dhe u shkëmbyen përvojat dhe rëndësia e mbikëqyrjes se institucioneve inteligjente, nga anëtarët qe ishin pjese e trajnimit ne Gjermani, Isaraj, Gjoni dhe Demi. Pas gati 2 vjet debati, mazhoranca dorëzoi ne 4 shkurt ne Kuvend draftin. Vizion Plus ka siguruar nje kopje te tij, qe si qellim themelor ka mbikëqyrjen e ligjshmërisë per aktivitetin, buxhetin dhe shpenzimet financiare, te organeve inteligjente. Drafti parashikon qe kontrollin ta ushtroje nje Nenkomision parlamentar, i cili ngrihet nga anetaret e komisionit te Sigurisë. Ai do te kete 5 anetare, ku drejtimi i takon përfaqësuesit te opozitës, ndersa mazhoranca do te kete 3 deputete. Gjithashtu detyrohet qeveria, ministritë apo autoritetet shteterore qe t'i sigurojne informacionin e kërkuar nenkomisionit, por ketu përjashtohen gjykatat. Drafti mesohet se do jete ne axhenden e Komisionit javen e ardhshme. Opozita kerkon me force miratimin e ketij ligji, pas refuzimit te padrejte qe iu be sipas socialisteve, kontrollit parlamentar ne Ministrinë e Mbrojtjes vitin e kaluar.