Përgjatë gjithe natës e deri ne orët e para te mëngjesit rruga nacionale Tirane-Elbasan ka qene e bllokuar per shkak te reshjeve te medha te bores. Ne kilometrin e 29, policia ka ngritur nje postobllok per te devijuara kalimin e automjeteve nëpërmjet Durrësit, per shkak te rrezikshmërisë qe paraqet qarkullimi ne këtë segment rrugor. Aktualisht qarkullimi ne kete aks eshte hapur, por serish automjetet kalojnë me vështirësi. Policia e Elbasanit njofton se trashësia e dëborës ne rrugën Përrenjas-Qafë Thanë dhe në drejtim të doganave me Maqedoninë i ka kaluar 20 cm, ndaj dhe lëvizja e mjeteve behet me zinxhire. Po me zinxhirë kalohet edhe aksin Librazhd --Bulqize. Ndërsa rezultojnë te bllokuara totalisht fshatrat e Qarrishtes dhe Skënderbegaj, Qafshmil e Polis. Pas reshjve te dëborës qe ka rene tre ditet e fundit situata ne zonat malore te qarkut te Korçes vazhdon te jete e renduar. Gjashte fshatrat te komunës Novosele ne rrethin e Kolonjës prej kater ditesh kane mbetur te bllokuara. Ndersa situata vështirësohet me tej pasi mungon edhe energjia elektrike. Ne keto fshatra trashësia e dëborës ka shkuar deri ne 1.5 m. Pese fshatra jane te bllokuara ne komunën Dardhas te Pogradecit, por dhe te gjithë fshatrat e komunës Trebinje e Vithkuq. Sipas te dhënave nga zyra e Shtabit te Emergjencave probleme te medha jane vërejtur ne komunat e Barmashit dhe Lekasit ku banoret kane humbur komunikimin me zonat e tjera. Mbas 10 vitesh bie nje bore e tille ne qytetin e Krujës, ku trashësia e saj arriti ne 20 cm ndërsa ne Malësinë e Krujes dëbora arrin deri edhe ne 50 cm. E ndërsa banoret ne qytet kane shijuar bardhësinë e bores, problem mbeten fshatrat e Malësisë, e konkretisht komuna Nuaje, ku banoret jane tërësisht te izoluar. Automjetet kalojnë me zinxhire pasi terreni është mjaft rrëshqitës. Stadiumi i qytetit, ku do te luhet ndeshja Kastrioti-Apollonia eshte i mbuluar me dëborë me nje trashesi deri n e 20 cm, duke vene ne pikëpyetje edhe zhvillimin e saj.
Throughout the night until the early morning hours of Tirana-Elbasan national road has been blocked due to piles of snow precipitation. We kilometer 29, the police set up a checkpoint to divert vehicle passing through Durres, because of the danger that presents the turnover in this segment. Movement in this axis is currently open, but again passing vehicles with difficulty. Elbasan police reports that the thickness of the snow we way Përrenjas-Thane and neck towards the Macedonian customs has exceeded 20 cm, thus vehicle movement becomes chains. But with crossed chains Librazhd axis-Bulqize. As the result totally blocked villages Qarrishtes and Skënderbegaj, Qafshmil Polis. After reshjve snow that has fallen the last three days the situation in the mountainous areas of Korca district continues to be gravely. Six villages of the municipality Novosela in the Cologne district of four days remained blocked. While the situation further complicated due to the lack of electricity. In these villages, the thicknes...