21 janari në dy vjet gjykim - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-22 6

Ne bulevardin perpara kryeministrisë, ku ndodhi perplasja e ashper mes protestuesve dhe forcave te policisë dhe 4 vete humben jeten, mbrëmjen e 21 janarit 2011 zbarkoi nje grup i gjere hetimor.
Ngjarja dukej e komplikuar. Bashke me mbledhjen e gezhojave ne vendngjarje, nje grup hetuesish konfiskuan ne garden e republikës urdhër-shërbimet. Prokuroria firmosi 6 flete-arreste per zinxhirin drejtues te gardes, si te dyshuar apo te implikuar per vrasjet e protestuesve. Kreu i ekzekutivit kundërshtoi ndalimin e tyre, duke akuzuar hapur ish-presidentin e republikës Bamir Topi, ish-kryeprokuroren Ina Rama dhe ish-shefin e SHISH Bahri Shaqiri, si pjese e pucit te orkestruar nga lidershipi i opozites. Pak dite pas arrestimit, gjykata e Apelit liroi ne mars 2011 tre gardistë të arrestuar si te dyshuar për vrasjet e ndodhura gjatë demonstratës së opozitës. Gazmend Ahmetaj, Sadik Çela dhe Mark Nikolli fituan lirine pasi Apeli rrëzoi vendimin e Gjykatës së faktit, që kishte vendosur 30 ditë burg për ta. Ne qeli mbeti vetem gardisti Agim LLupo. Paralelisht me prokurorinë, mazhoranca ne kuvend ngriti nje komision hetimor, duke dyshuar per neglizhence ne mos per pergjegjesi te disa institucioneve te pavarura, ne ate qe shumica e quajti tentative per grusht shteti. Deri sot, hetimi parlamentar nuk eshte finalizuar, por opozita e kontestoi fort. Madje, iniciativa per te përfshirë edhe 4 gazetare nen hetim per organizimin e protestës, u terhoq pas presionit ndërkombëtar. Nga ana tjeter, prokuroria përparoi me hetimin, duke vene ne pranga ish-komandantin e gardes Ndrea Prendi, ne janar 2012, si te dyshuar per vrasje. Prova me e forte, ishte ekspertiza e FBI amerikane se plumbi qe vrau Ziver Veizin kishte dale nga pistoleta e Prendit. Bashke me te, shoferi u dyshua per fshehje provash, por u lirua nga akuzat ne fazen e fundit te gjykimit. Ndrea Prendi nuk u gjykua nen arrest ne qeli, por ne arrest shtëpie megjithe kërkesat e prokurorise. Ndersa shefi i IT ne kryeministri Armando Kasaj, u dyshua per fshirje te pamjeve nga kamerat, qe fiksuan veprimet e gardes diten e 21 janarit. Ne korrik 2012, specialisti Kasaj fitoi pafajesine ne gjykate. Ne maj 2012, prokuroria dorezoi ne gjykate dosjen hetimore. Hetimi per 3 deputetet e PS, Doshi, balla dhe Bare, te akuzuar si organizatore te protestes se dhunshme, u mbyll pas amnistise per 100 vjetorin e pavaresise. Gjate gjykimit, ne qeli mbeti vetem gardisti Llupo. Pas 39 seancash gjyqesore, organi i akuzës kerkoi denimin me 23 vite burg per Prendin dhe 25 per Llupon. Avokatet mbrojtës kembengulen ne pafajesine e tyre.