Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga dhe presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç, takohen sot në Bruksel në një takim të ndërmjetësuar nga shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton.
Takimi që pritet të zhvillohet rreth orës 18:00 do të pasojë takimet e veçanta me zonjën Ashton si dhe një varg takimesh të presidentes Jahjaga me zyrtarë amerikanë, të Bashkimit Evropian dhe të NATO-s. Takimi i sotëm shënon edhe takimin e nivelit më të lartë ndërmjet dy vendeve që kur Kosova shpalli pavarësinë, pesë vjet më parë. Ai shihet si mbështetje për bisedimet që po zhvillojnë kryeministrat e Kosovës dhe Serbisë, Hashim Thaçi e Ivica Daçiç për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy palëve dhe zyrtarë të Bashkimit Evropian thonë se ky është një takim i rëndësishëm për të diskutuar hapat e nevojshëm në kuadër të këtij procesi. Serbia vazhdon të kundërshtojë pavarësinë e Kosovës, që është njohur nga mbi 90 vende të botës, por është pajtuar të angazhohet në bisedime për normalizimin e marrëdhënieve meqë kjo është kusht për rrugëtimin e saj drejt integrimeve evropiane. Në Prishtinë partitë politike thonë se nuk ka asgjë të keqe nga takimi, përveç lëvizjes Vetëvendosje e cila kundërshton takimin sikundër edhe bisedimet e pakushtëzuara me Serbinë.
President of Kosovo, Atifete Jahjaga, President of Serbia, Tomislav Nikolic, meet today in Brussels at a meeting mediated by the head of the European Union's foreign policy, Catherine Ashton.
Meeting expected to take place around 18:00 will result in separate meetings with Ms Ashton as well as a series of meetings President Jahjaga with U.S. officials, the European Union and NATO. Today's meeting marks the highest-level meeting between the two countries since Kosovo declared independence five years ago. He is seen as support for negotiations that are developing prime ministers of Serbia and Kosovo, Hashim Thaci Ivica Dacic to normalize relations between the two parties and European Union officials say that this is an important meeting to discuss the necessary steps within this process. Serbia continues to reject Kosovo's independence is recognized by 90 countries, but has agreed to engage in negotiations to normalize relations as this is a condition for its path towards European integration. In Pristina political parties say there is nothing wrong with the meeting, in addition to Self-Determination movement, which opposes As well as meeting unconditional talks with Serbia.