Buxhet, rishikimi i shifrave - Vizion Plus - News, Lajme

2015-11-22 0

Ndryshimi i bërë së fundi nga qeveria shqiptare ku rritet niveli i borxhit publik nga 62.6% në 63.8 ngre alarmin për ekspertët e ekonomisë.
Për nënkryetaren e komisionit të Ekonomisë, financat shqiptare nuk po munden te realizojnë të ardhurat çka i detyron që të marrin borxh por nga ana tjetër ky rishikim i shifrave tregon se ekonomia nuk është duke performuar ashtu si pritej. Nga ana tjetër ekspertët e shohin si të rrezikshme rritjen e borxhit pasi në kushtet kur ekonomia nuk po rritet me ritmet e duhura dhe interesat e tij janë të larta, borxhi është e vështirë te paguhet. Një tjetër element për të cilin kritikohet këtë herë qeveria është pasiguria në shifrat të cilat ajo nxjerr dhe më pas i rishikon. Sipas ekspertëve kjo sjell probleme për bankat por edhe për bizneset që operojnë në tregun e kredive. Heqja e limitit prej 60% të borxhit publik shkaktoi debate të ashpra në parlament gjatë miratimit të buxhetit, ku një nga propozimet e opozitës ishte vënia e një tavani për të, kërkesë që nuk u pranua nga qeveria. 5 vitet e fundit edhe shifra e rritjes ekonomike që është bërë në fillim të çdo buxheti është rishikuar drejt uljes, por kjo është hera e parë që pritshmëritë e ministrisë së Financave ndryshojnë brenda një muaji.

Changes that have been made ??recently by the Albanian government which increase the level of public debt from 62.6% to 63.8 raises alarm about economic experts.
Commission deputy Economy Albanian finances are not able to realize what income forces them to borrow but on the other hand, this review of the figures shows that the economy is not performing as expected. On the other hand experts see as risky as debt growth at a time when the economy is not growing his right and interest rates are high, it is difficult to pay debt. Another element which criticized this time the government is uncertainty which figures it out and then review. According to experts it brings problems for banks but also for businesses that operate in the credit market. Removing the limit of 60% of public debt sparked fierce debates in Parliament during the passage of the budget, where one of the proposals of the opposition was putting a ceiling, the request was not accepted by the government. The last 5 years the economic growth figure that is made ??at the beginning of each budget has been revised downward, but this is the first time that finance ministry expectations vary within a month.

Free Traffic Exchange