Mediat për koalicionin PDK-AAK - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Pasi u rizgjodh me votë unanime në krye të Partisë Demokratike të Kosovës, duket se këto ditë, Hashim Thaçi do të vendosë për koalicionin me AAK-në e Ramush Haradinajt. Sipas mediave kosovare, Thaçi po shqyrton ofertën e Haradinajt për koalicionin dhe është duke përpunuar përgjigjen finale për kreun e AAK-së. Megjithatë, duket se Thaçi është i vendosur për të mos lëshuar pe, sa i përket postit të kryeministrit. Mediat në Prishtinë, raportojnë se të paktën për këtë mandat qeverisës, Thaçi është i vendosur të ruajë drejtimin e ekzekutivit kosovar. Në rastin më të mirë, Haradinaj mund të bëhet kryeministër pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, ndërsa Thaçi do të marrë postin e Presidentit. Ndërkohë, një ditë më parë, Ramush Haradinaj është shprehur se shpreson ende që Hashim Thaçi do t'i përgjigjet pozitivisht ofertës së tij për bashkëqeverisje, e cila prek edhe postin e kryeministrit. Megjithatë, ai ka lënë të kuptohet se nuk do të presë gjatë për të marrë një përgjigje për këtë.

After being re-elected by a unanimous vote at the top of the Democratic Party of Kosovo, it seems that these days, Hashim Thaci will decide the coalition with the AAK of Ramush Haradinaj. According to Kosovar media, Thaci is considering Haradinaj's bid for the coalition and is working out the final answer to the AAK leader. However, it seems that Thaci is determined not to issue concessions regarding the post of prime minister. Pristina media reported that at least for this government mandate, Thaci is determined to keep Kosovo executive direction. In the best case, Haradinaj could become prime minister after the next parliamentary elections, while Thaci will assume the post of President. Meanwhile, a few days ago, Ramush Haradinaj said he hoped still that Hashim Thaci will respond positively to his offer to co-governance, which affects the post of prime minister. However, it has indicated that it will not wait long to get an answer to this.