Ndarja e mandateve, debati - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Një ditë pasi Kuvendi i Shqipërisë kaloi vetëm me votat e mazhorances ndarjen e të mandateve , duke lënë në fuqi skemën e vitit 2009, anëtari i kryesisë se PS Pandeli Majko pohon se tentativa e qeverise për vjedhjen e zgjedhjeve do te dështojë.
Ndonëse shpreh rezerva për mënyrën si veproi KQZ, sipas Majkos opozita nuk do ta dërgoje çështjen ne kushtetuese. Ndërkohe kryetari i PSD Skënder Gjinushi e ka cilësuar nul votimin duke shtuar se e gjitha është një lojë e koalicionit PD-LSI për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershori. Në këtë pike, Gjinushi ka kërkuar ndërhyrjen e OSBE/ODHIR. Ndërsa kryetari i FRD Bamir Topi nga Orikumi i Vlorës, ka deklaruar se kjo është një tentative e kryeministrit Për të mbajtur me çdo kusht pushtetin. Vete kryeministri Berisha ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të reaguar në lidhje me votimin e shpërndarjes se mandateve. "Dy muaj me pare, bazuar ne ndryshimet demografike te 4 viteve te fundit, KQZ votoi projektin e shpërndarjes se mandateve, sipas te cilit qarqet e Tiranës dhe Durrësit duhet te merrnin nga nje mandat nga Korca dhe Berati. z Rama e hodhi poshtë projektin dhe akuzoi qeverinë për tentative per vjedhje mandatesh para zgjedhjeve. Ne keto kushte, Komisioni i Ligjeve i propozoi Parlamentit shperndarjen e mandateve sipas vitit 2009. Mirëpo edhe kete here, i bazuar ne parimin "c'me duhet mua se c'them une", z.Rama e kundershtoi kete dhe befas kerkoi te miratohet varianti i meparshem i paraqitur ne KQZ". Parlamenti votoi te enjten me 72 vota pro dhe 63 kundër dhe 1 abstenim ndarjen e mandateve te deputeteve për zgjedhjet parlamentare te 23 qershorit 2013.