Koalicioni Thaçi -- Haradinaj, pas zgjedhjeve - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Koalicioni mes PDK-së së Thaçit dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të Ramush Haradinajt, mund të krijohet vetëm pas zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.
Mediat në Kosovë, raportojnë se lideri i AAK-së, Haradinaj ka vendosur që t'i kthehet bazës së partisë, të forcojë strukturat e saj dhe të presë zgjedhjet, për t'u shndërruar në faktor kryesor. Sipas mediave kosovare, pasi të ketë konsoliduar forcën e tij politike, atëherë, Haradinaj do të ulet me Thaçin për të biseduar për koalicionin. Sipas hamendësimeve, në këtë koalicion pas zgjedhor, Haradinaj do të shërbejë si kryeministër, ndërsa Thaçi si President i Republikës. Megjithatë, thuhet se dy liderët kanë rënë dakord që të vazhdojnë bashkëpunimin dhe konsolidimin e partive deri në zgjedhjet e ardhshme, por jo të bëjnë koalicion. Deri në zgjedhjet e ardhshme parlamentare, forca e Haradinaj do të mbështesë qeverinë në bisedimet me Beogradin në Kuvend kur ajo të ketë nevojë, si dhe në reformën zgjedhore.

Coalition between Thaci's PDK and the Alliance for the Future of Kosovo, Ramush Haradinaj, can only be created after the next parliamentary elections.
Kosovo media report that the AAK leader Haradinaj decided to return to the party base, strengthen its structures and wait for the elections to become the main factor. According to Kosovar media, after consolidating his political strength, then, Haradinaj will sit with Thaci to discuss the coalition. According to assumptions, in this post-election coalition, Haradinaj will serve as prime minister, while Thaci as President of the Republic. However, said that the two leaders agreed to continue cooperation and consolidating the party until the next election, but not to make a coalition. Until the next general election, Haradinaj force will support the government in talks with Belgrade in the Assembly when it need, and electoral reform.