Thaçi, serish kryetar i PDK - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Hashim Thaçi rikonfirmohet në krye të Partisë Demokratike të Kosovës. Kongresi i përgjithshëm i PDK-së, që nisi një ditë më parë në Prishtinë, votoi në mënyrë unanime kandidaturën e Thaçit, i cili nuk pati asnjë rival. Mediat kosovare raportojnë se kryeministri mori vetëm një votë kundër, ndërsa votimi ishte i hapur.
Kërkesa e Thaçit që të kryhej një votim i fshehtë, u rrëzua nga delegatët. Pas zgjedhjes së tij për një mandat tjetër në krye të PDK-së, Hashim Thaçi ka falënderuar delegatët dhe gjithë simpatizantët për besimin e dhënë për ta udhëhequr këtë forcë, siç tha ai, drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme lokale e kombëtare. "Unë ndihem i nderuar, gjithashtu edhe me një përgjegjësi më të madhe, pasi besimi juaj për mua, është përgjegjësi dhe besim për zhvillim, për vizionin tonë, për të ardhmen europiane", ka deklaruar Thaçi pas fitores. Edhe në ditën e dytë të punimeve të këtij kongresi, ra në sy mungesa e sekretarit të PDK-së, Jakup Krasniqi. Analistët kosovarë e kanë cilësuar përçarës këtë kongres, pasi sipas tyre, mospjesëmarrja në të e Krasniqit, si dhe mungesa e nënkryetarit Fatmir Limaj, që ndodhet në paraburgim për çështjen "Kleçka", ndikojnë në ndarjen e kësaj force politike.

Hashim Thaci confirmed at the head of the Democratic Party of Kosovo. General Congress of the PDK, which started a few days ago in Pristina, voted unanimously Thaci's candidacy, which had no rival. Kosovo media reported that the prime minister received only one vote against, while voting was open.
Thaci demand to accomplish a secret ballot, was ousted by delegates. After his election for another term at the head of the PDK, Hashim Thaci thanked the delegates and all supporters to give confidence to lead this force, as he said, to victory in the upcoming local and national elections. "I feel honored, as well as a great responsibility, because your faith to me, it is the responsibility and faith development, our vision for a European future," said Thaci after the victory. Even on the second day of the proceedings of this congress, fell in the absence of the secretary of the PDK, Jakup Krasniqi. Kosovo analysts have called disruptive this congress, as to them, failing to Krasniqi, and the absence of Vice President Fatmir Limaj, who is in custody in the case "Klecka", affecting the distribution of this political force.

Free Traffic Exchange