Dëmtohet asfalti në rrugën Ballsh-Tepelenë -- Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Segmenti rrugor Ballsh- Fratar eshte bere i rrezikshëm per t'u kaluar ne nje gjatësi prej 30 metrash. Reshjet e dendura te shiut kane shkaktuar shkarje dheu ne disa zona te Mallakastrës, por çarja e asfaltit ne kete rruge ka shkaktuar probleme serioze ne lëvizjen e automjeteve.
Policia e zonës ka ngritur nje postbllok per orientimin e makinave. Ky segment është pjese e rrugës se vjetër Fier -Ballsh -Tepelene. Rruga frekuentohet nga banorët e komunës Fratar dhe Hekal. Udhëtimi drejt Tepelenës aktualisht behet nga autostrada Levan-Dames qe nuk ka përfunduar ende. Nënprefektura e Ballshit ka kërkuar ndërhyrjen e policisë rrugore dhe drejtorisë Rajonale te Rrugeve per te shmangur çdo rrezik qe vjen nga qarkullimi i automjeteve ne këtë segment rrugor. Autoritetet vendore i frikësohen faktit se nëse reshjet do te vijojnë, situata ne këtë rruge do te përkeqësohet edhe me tej. Nje situate e ngjashme është krijuar edhe ne Skrapar. Shkarjet masive të dherave rrezikojnë shembjen e 15 shtëpive në fshatin Spatharë. Si pasojë e shkarjeve nga faqja e malit, toka ka pësuar çarje e plasaritje. Gjendja paraqitet alarmante sidomos në lagjen Kushovë, ku rrezikohen 15 familje të cilat gjenden me afër zonës problematike. Situata e krijuar në fshatin Spatharë është inspektuar edhe nga specialistët e emergjencave të qarkut të Beratit,të cilët kanë konstatuar se toka përreth lagjes Kushovë është ende në lëvizje dhe paraqet rrezikshmëri të lartë për banorët. Ndërkohë, shkarjet e dheut dhe lëvizjet e tokës kanë shkaktuar shembjen e një shtëpie në lagjen "Muzakaj" në Berat. Masivet e dherave që kanë rrëshqitur nga faqja e kodrës kanë shembur një pjesë të shtëpisë, ndërkohë që lëvizjet e vazhdueshme të tokës kanë alarmuar familjarët që ndihen të rrezikuar për shembjen e të gjithë banesës së tyre. Kjo shtëpi është shembur 3 herë në vitet e fundit për shkak të rrëshqitjes së dherave. banoret ankohen se kjo situate problematike përsëritet gati çdo vit ndërsa ata nuk kane mundësi tjetër se ku te strehohen.

Road segment Ballsh-Fratar is made of dangerous to be passed to a length of 30 meters. Heavy dense rain caused landslides in some areas Mallakaster, but the cracks in the asphalt road has caused serious problems in the movement of vehicles.
Police set up a checkpoint area for car orientation. This segment is part of the old road Fier-Ballsh-Tepelene. Street frequented by residents of municipality Fratar and Hekal. Travelling to Tepelena currently made by Levan highways Dames has not finished yet. Ballsh prefecture has requested police intervention Road and Regional Road Directorate to avoid any risk that comes from the movement of vehicles in this segment. Local authorities fear that if rainfall will continue, the situation in this way will deteriorate even further. A similar situation is created in Skrapar. Soil mass landslides threaten demolition of 15 houses in the village Spatharë. As a result of slippage from the face of the mountain, the earth has undergone cracking...