Përmes një aksioni blic rreth rese shtate te mëngjesit, ushtria serbe ka hequr lapidarin e dëshmoreve te ushtrisë çlirimtare te UÇPMB-se ne qendër te Preshevës. Ne këtë operacion, qe është drejtuar nga vete komandanti i përgjithshëm i xhandarmerisë serbe, Bratisllave Dikic, janë angazhuar 200 ushtare te armatosur rende, me automjete te blinduara, kamionë dhe ekskavatorë, te cilët kane hequr pa e dëmtuar përkujtimoren për ushtaret e rene.
Gjate Aksionit te ushtrisë nuk është shënuar asnjë incident, ndërsa qytetaret ne rruge e ata ne dritaret e shtëpive kane qene spektator te largimit te lapidarit. Mbetet e paqarte se ku është dërguar monumenti, por sipas mediave serbe ai do te zhvendoset ne oborrin e xhamisë ose ne shtëpinë e kulturës. Pas këtij operacioni, kryeministri serb, Ivica Daçiç ka thëne se Serbia tregoi durim te mjaftueshëm ndërsa dha mesazhin se ligji duhet te respektohet deri ne një. Me herët këshilli komunal ne Presheve kishte deklaruar se ligji i Serbisë nuk ndalon ndërtimin e përkujtimoreve për ushtaret e vrare.
Qeveria shqiptare dhe ajo e Kosovës ka dënuar aktin e largimit te lapidarit te ushtareve te rene ne Presheve. Përmes një komunikate për shtyp te publikuar ne faqen e këshillit te ministrave thuhet se qeveria shqiptare e konsideron këtë një dëshmi tjetër të albanofobisë nga ana e Beogradit që dëshmon se trashëgimia anti shqiptare e Milloshevicit është e gjallë dhe dominon politikën zyrtare të Beogradit. Ndërkohe Prishtina zyrtare ndërsa dënon aktin i bën thirrje shqiptareve te presheves qe te mos i perjgigjen keti provokimi te palës serbe. Ky akt thuhet ne kete komunikate rrezikon seriozisht procesion e dialogut Serbi Kosove. Edhe misioni i OSBE-se ne serbi, ka shprehur keqardhjen per mungesën e gjetjes se nje kompromisi mes palëve. Edhe Vetëvendosje ne Kosove e Aleanca Kuq e Zi ne Shqipëri e ka cilësuar veprimin e policisë serbe si një akt provokues dhe kërcënues për shqiptaret e Luginës se Preshevës.