Një dite pas përmbytjeve - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 6

Nje dite pas reshjeve te shumta situata ne Shijak te qarkut Durrës, mbetet ende shqetësuese. Banoret janë rikthyer ne banesa per te hequr ujin i cili arrit ne lartësinë 1 meter pas vërshimit te lumit Erzen, e solli dëme te konsiderueshme. Ndërkohë, 120 shtëpi e biznese ne lagjen Erzen si dhe ne lagjen e çamëve të qytetit të Shijakut u përmbyten, duke u bëre te pabanueshme, ndërsa 20 familjare janë evakuuar për tek të afërmit ë tyre pasi rrezikonin jetën. Ndërsa në zonat periferike të Durrësit shtabi i emergjencave raporton se janë prekur nga përmbytjet rreth 360 shtëpi si dhe qindra hektarë tokë bujqësore në Katundin e Ri si dhe në zonën e Ishmit. Dhjetëra familje ne Fier jane ende nen uje. Edhe pse lumi Gjanica tashme eshte ne shtratin e tij, fryrja e tij nje dite me pare ka sjelle deme te konsiderueshme. Mbi 60 shtepi ne lagjen "1 Maji" janë te përmbytura plotësisht. Nuk ka ende nje bilanc te demeve, por ato mendohet te jene te medha. Bashkia pritet e qe javën qe vjen te përcaktojë nje fond per ndërhyrjen ne shtratin e lumit me qellim pastrimin e tij. Edhe pse ka tendencë të rënies së nivelit të ujit në shumë zona të Lezhës situata mbetet problematike. Mosfunksionimi i Hidrovorit të Tales ka bërë që uji të mbulojë qindra hektarë tokë bujqësore në Tale, Zejmen, Spiten, Kolsh, Pllanë dhe Manati. Më shqetësuese situata mbetet në banesat e 30 familjeve në fshatin Kakarri ku dhe pse uji ka rënë, banorët përballem me dëme të konsiderueshme si në kulturat bujqësore, ashtu edhe në orenditë shtëpiake. I kontaktuar nga Vizion Plus, kreu i Bordit të Kullimit tha se hidrvorët në komuna kanë punuar me kapacitet të plotë ndërsa rënia e prurjeve të Lumit Drin ka bërë që ai të kthehet në shtratin e tij duke çuar edhe në rënien e ujit në fshatra. Lumi Drin gjatë së premtes arriti në pikën më kritike të tij në tre dekadat e fundit duke kaluar 2.4 cm mbi nivelin kritik duke rrezikuar edhe përmbytjen e gjithë qytetit të Lezhës. Por banoret e kësaj zone mbeten ende te kërcënuar pasi reshjet janë rikthyer serish ne Lezhë.

People are returning to the apartment to remove water that reached up to 1 meter after flood Erzen River, brought considerable damage. Meanwhile, 120 homes and businesses in the neighborhood Erzen and Cham neighborhood Shijak city was flooded, becoming uninhabitable, while 20 families were evacuated to their relatives after endanger life. While in the peripheral areas of Durres emergency headquarters reports that have been affected by flooding about 360 homes and hundreds of acres of agricultural land in the village as well as in New Ishmi area. Dozens of families in Fier are still under water. Although Gjanicës river is now in his bed, blowing him a day earlier has caused considerable damage. Over 60 homes in the neighborhood "May 1" are completely flooded. There is still a balance of damage, but they are thought to be large. The municipality is expected next week to establish a fund for the intervention in the riverbed in order to clean it...

Free Traffic Exchange