Policia serbe, përforcime në Preshevë - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 11

Forca të përforcuara të xhandarmërisë serbe kanë mbërritur në bazën e Preshevës, në një kohë kur prej dy ditësh ka skaduar ultimatumi i qeverisë për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së. Sipas mediave lokale të luginës së banuar nga shqiptarë në jug të Serbisë, në bazën e xhandarmërisë në Bujanoc kanë mbërritur pesë autobusë me forca policore, ndërsa një natë më parë në bazë janë stacionuar një kontingjent i xhandarëve serbë. Megjithatë, përmendorja që nderon të rënët e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës e Bujanocit, është ende në sheshin para komunës së Preshevës. "Gjithçka është gati që të aprovohet vendimi i shtetit. Mirëpo, skenari i aksionit mbahet në fshehtësi, prandaj vetëm drejtuesit më të lartë të shtetit e dinë se në çfarë mënyre do të zhvillohet operacioni", ka thënë për mediat serbe një burim i shërbimit të sigurisë. Vendosja e pllakës përkujtimore në sheshin qendror të Preshevës ka hapur debate të forta në Serbi e përreth. Qeveria e Beogradit është zotuar për zhvendosjen e lapidarit dhe ndjekjen penale të krerëve lokalë shqiptarë. Megjithatë, përfaqësuesit e banorëve shqiptarë të zonës, në një mbledhje të jashtëzakonshme të Kuvendit Komunal pak ditë më parë, argumentuan ligjshmërinë e përmendores.

Tighter Serbian gendarmerie forces have arrived at the base of the Valley, at a time when two days has expired government ultimatum to remove the monument UCPMB.
According to local media the valley inhabited by Albanians in southern Serbia, at the base of the gendarmerie in Bujanovac arrived five buses with police forces, and the night before under a contingent of gendarmes stationed Serbs. However, the monument that honors the dead of the Liberation Army of Presevo, Bujanovac Medvedja is still in the square in front of the municipality of Presevo. "Everything is ready to approve the decision of the state. However, the scenario of the action takes place in secret, so only the top managers of the state know how the operation will take place, "said the Serbian media a source of security service. Setting the memorial plaque in the central square of Presevo opened strong debate in Serbia around. Belgrade government has pledged to relocate the monument and prosecution of local Albanian leaders. However, representatives of Albanian residents of the area, in an extraordinary meeting of the Municipal Assembly a few days ago, argued the legality of the monument.

Free Traffic Exchange