21 janari, opozita në shesh - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 3

Opozita, nen drejtimin e partisë Socialiste do te zhvilloje paraditen e 21 janarit nje tubim përkujtimor ne nderim te kater viktimave qe humben jeten gjate protestës se zhvilluar dy vite me pare përpara kryeministrisë. I gjithë organizimi i tubimit homazh i është lene ne dore kryesisë se degës se partisë se Tiranës. Burime zyrtare sqaruan per Vizion Plus se ne oren 10:30 minuta te datës 21 janar, kortezhi i njerëzve do te niset nga selia qendrore e partisë, per te marshuar përmes bulevardit dëshmorët e kombit, drejt kryeministrisë. Këtu pritet te jete edhe ndalesa e pare, qe do te shoqërohet me vendosje te kurorave me lule ne vendet ku jane qëlluar per vdekje kater protestuesit. Ne krye te tubimit, qe nuk parashikohet te jete madhështor per nga numri i pjesëmarrësve, do te jene familjaret e viktimave dhe drejtues te partive kryesore opozitare. Me pas, socialistet kane përgatitur nje aktivitet ne sallën e Akademisë se Arteve. Grupi organizator tha per Vizion Plus, se është menduar qe peshën kryesore ta kete nje dokumentar përkujtimor per kater viktimat, dhe menjëherë pas tij nje fjale e kryetarit te PS, Edi Rama. Nje vit me pare, ne përkujtim te protestuesve te rene para kryeministrisë u përzgjodhën ritet me tradicionale, siç ishin vizita në shtëpitë e viktimave dhe qirinj para selisë se qeverise. Por Partia Socialiste nuk zhvilloi nje vit me pare tubim përkujtimor. Ziver Veizi, Aleks Nikaj, Faik Myrtaj dhe Hekuran Deda qëlluan me arme gjate protestës se 21 janarit 2011, e duke u gjykuar ende per kete çeshtje janë disa gardiste dhe komandanti i Gardës Ndrea Prendi.

The opposition, under the leadership of the Socialist party, will conduct the morning of January 21, a memorial gathering in honor of the four victims who died during protests that developed two years ago before the Prime Minister.
The entire organization is left homage gathering Tirana party branch presidency. Official sources explained for Vision Plus at 10:30 minutes dated January 21, processional of people will leave from the headquarters of the party, to march through Boulevard, to the Prime Minister. This is expected to be the first stop, which will be accompanied by the placement of wreaths of flowers in the countries where they were shot to death four protesters. At the top of the assembly, which is not expected to be great for the number of participants, will be the families of the victims and the main opposition party leaders. Then, the Socialists have prepared an activity in the hall of the Academy of Arts. Group organizer told Vizion Plus, it is thought that the major contribution to this commemorative documentary for four victims, and immediately thereafter a word of the President of the Socialist Party, Edi Rama. A year ago, in memory of the fallen protesters before the prime minister was selected with the traditional rites, such as visits to the homes of the victims and candles in front of the government. But the Socialist Party held a year ago commemoration. Ziver Ve...