Braçe për aktivitetin e Miller në Shqipëri - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 2

Arrestimi apo jo i ish-ministrit te Peruse Manuel Augusto Blacker Miller ne Shqiperi vijon të mbetet ne pikëpyetje, kur lajmi i dhene nga mediat peruane dhe ajo çka deklaron ministria e Brendshme janë kontradiktore. Të premten mediat peruane, pohuan se ish-ministri i akuzuar per grusht shtetit ne Peru ne vitin '92, eshte arrestuar ne Tirane pas kërkimeve disa vjeçare nga Interpoli. Por e kontaktuar nga Vizion Plus, ministria e Brendshme deklaron zyrtarisht se nuk ekziston nje arrestim i tille. Nderkohe, mediat peruane shkojnë edhe me tej ndersa citojnë policinë kombëtarë peruane qe deklaron se ne koordinim me autoritetet kompetente shqiptare kane nisur procedurat e ekstradimit. Nga ana tjetër nënkryetari i grupit parlamentar të PS Erion Braçe, deklaron se Miller ka qene per nje periudhe te gjate ne Shqipëri, madje akuzon direkt qeverine shqiptare se ka e ka ditur qe ketu strehohej nje i kërkuar, por e ka mbrojtur ate. Madje Braçe në rrjetin social facebook deklaron se peruani eshte mbështetur për të ngritur një biznes dy hapa larg selisë së kryeministrisë në bulevardin "Dëshmoret e Kombit". Për te vërtetuar akuzat deputeti socialist ka paraqitur si prova emrin e kompanisë se tij "Apollonia Investment", nje shoqeri e ngritur ne 28 korrik 2012 dhe me nje përgjegjësi te kufizuar ku Miller zotëronte 80% te aksioneve. Kompania ka si objekt zotërimin dhe ndërtimin e impianteve te përpunimit te mbetjeve urbane te te gjitha llojeve. Gjithnjë, sipas Braçes, ne dijeni te ketij aktiviteti ka qene dhe këshilltarja per investimet e kryeministrit Berisha, Zana Guxholli. Vizion Plus ka tentuar te kontaktoje me zonjen Guxholli pa arritur te marre nje përgjigje prej saj. Braçe shton se Manuel Augusto Blacker Miller te pakten deri ne fund te vitit qe shkoi ka qene ne Shqipëri me aktivitet te plote per lobimin ne favor te ketij projekti. Braçe e mbyll duke shtruar pyetjen se kur aktiviteti i tij ka qene kaq publik e ne kontakt me qeverinë, si është e mundur që ky i kërkuar nga Interpoli nuk është ndaluar nga ministria e shqiptare?

Arrest or not the former Minister of Peru Manuel Augusto blacker Miller in Albania remains in question, when provided by the Peruvian media news and what claims are controversial Interior Ministry.
Peruvian media on Friday, said that the former minister accused of coup in Peru in '92, was arrested in Tirana after several years of research by Interpol. But contacted by Vizion Plus, the Interior Ministry officially declares that there is a such arrest. Meanwhile, Peruvian media go further while Peruvian national police quote that states that in coordination with the competent Albanian authorities have begun extradition proceedings. On the other hand PS parliamentary group deputy Erion Brace, stating that Miller has been for a long period in Albania, even accuses Albanian government directly knew that here housed a premium, but defended it. Brace even social network facebook states that peruani is supported to set up a business two steps...