Vonesa me pagat e buxhetoreve - Vizion Plus - News - Lajme

2015-11-22 0

Pjesa me e madhe e administratës publike ka arritur te marre pagën e muajit dhjetorit. Ministria e Financave bën te ditur se deri tani janë kryer pagesat për 90 për qind te buxhetoreve dhe pensionisteve. Ky është njoftimi zyrtar, por nga ana tjetër ne kryeqytet shume arsimtare, mjeke, infermiere dhe punonjësit e ministrive qe mbulojnë këto dy sektorë nuk kane marre rrogën.
E ndërsa mësuesit janë te rezervuar para kamerës, bluzat e bardha nuk ngurojnë te thonë se bankomatete janë bosh. Sipas tyre kjo vonese mbi një javore nuk ka ndodhur ndonjëherë. E ndërsa qeveria e ka komentuar si vonese për shkaqe teknike, opozita deklaron se arka e shtetit është bosh. Deputetja Eglantina Gjermeni ka deklaruar se krahas paaftësisë se institucioneve shtetërore drejtuar nga militantet sipas saj, qeveria ka marre borxh me interesa të larta për te shlyer rrogat. Ende nuk dihet se ne çfarë date do te zgjidhet përfundimisht çështja e pagave për muajin dhjetor. Ndërkohë vonesat ne dhënien e pagës këtë vit te ri, kane shtuar pasigurinë e administratës edhe për muajt ne vijim.

Free Traffic Exchange