Partia më e madhe opozitare në Maqedoni, LSDM e kushtëzon pjesëmarrjen në zgjedhjet lokale të marsit, me shkarkimin e tre ministrave në qeverinë e Gruevskit.
Pas mbledhjes së Kryesisë Qendrore të Lëvizjes Social-Demokrate të Maqedonisë, mbrëmë vonë u kërkua shkarkimi i ministres së Brendshme, Gordana Jankullovska, ministrit të Financave, Zoran Stavrevski dhe atij të drejtësisë, Blerim Bexheti. Sipas LSDM, qeveria do të kishte besueshmëri për organizimin e zgjedhjeve të lira dhe demokratike në mars, vetëm nëse këto tre ministri do të udhëhiqen nga njerëz me reputacion për opozitën. LSDM, gjithashtu kërkon që së bashku me zgjedhjet lokale, të mbahen edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Po ashtu, forca e drejtuar nga ish-presidenti Cervenkovski kërkon respektimin e të gjitha rekomandimeve të OSBE/ODHIR-it, pastrimin e listës së zgjedhjeve, emërimin e një drejtori të ri të televizionit publik dhe monitorim të përforcuar ndërkombëtar të procesit zgjedhor. Kërkesat e opozitës vijnë pasi pak ditë më parë, u deklarua se do të bojkotonte zgjedhjet. Prej fundit të dhjetorit, LSDM dhe partitë e tjera maqedonase të opozitës, kanë bojkotuar punimet e Kuvendit. Vendimi erdhi pas dëbimit me forcë të deputetëve të saj nga salla, të cilët nuk lejonin miratimin e buxhetit për vitin 2013. Situata politike në Maqedoni ka qenë tejet e tensionuar kohët e fundit, si pasojë e mosmarrëveshjeve.
The largest opposition party in Macedonia, SDSM conditions participation in local elections in March, with the dismissal of three ministers in the government of Gruevski.
After the meeting of the Presidium of the Central Social-Democratic Movement of Macedonia, late Wednesday requested the dismissal of Interior Minister Gordana Jankulovska, Minister of Finance Zoran Stavreski and that justice, Blerim Bexheti. According to SDSM, the government would have credibility for the organization of free and democratic elections in March, but only if these three ministries will be led by people with a reputation for opposition. SDSM also requires along with local elections, to be held early parliamentary elections. Also, forces led by former President Crvenkovski requires compliance with all recommendations of the OSCE / ODIHR, clean voters' list, the appointment of a new director of the public television and strengthen international monitoring of the election process. Opposition demands come after a few days ago, it was declared that it would boycott the election. Since the end of December, SDSM and the other Macedonian opposition parties boycotted the proceedings of the Assembly. The decision came after the forced expulsion of its deputies from the room, which did not allow the adoption of the budget for 2013. The political situation in Macedonia has been very tense lately, as a result of disputes.