Komisioni i vlerësimit të ofertave në ministrinë e ekonomisë nis në këshillin e ministrave renditjen e firmave pretendonte për privatizimin e 4 HEC-eve, Bistrica 1 dhe 2, si dhe atë Ulzës dhe Shkopetit. Burime zyrtare nga ministra e ekonomisë bëjnë me dije se ka përfunduar shqyrtimi I dokumentacionit dhe pas zhvillimit të bisedimeve edhe me konsulentin ndërkombëtar, më në fund është arritur edhe një vlerësim për këtë proces. Firma e parë që ka marrë pikët më ta larta si nga ana e shumës që ofron, ashtu edhe për kushtet teknike është kompania Kurum, e cila ka dhënë ofertën më të mirë për të katër HEC-et, vlerë që shkon në total 109.5 milion euro.
Sipas të njëjtave burime mësohet se në mbledhjen e ardhshme qeveria do të shpallë fituesin e tenderit dhe më pas do të vijojnë negociatat me kompaninë fituese. Para 3 javësh ministria e ekonomisë hapi ofertat për shitjen e HEC-eve, pas katër dështimesh radhazi që pati ky proces. Me ne fund, u arrit që firmat të paraqisnin një ofertë, kjo pas një vendimi të qeverisë për liberalizimin e tregut të energjisë, ku I jep të drejtë pronarëve të hidrocentraleve të shesin energjinë me çmimin e tregut dhe jo me atë që vendos enti rregullator i energjisë. Kapaciteti i katër HEC-eve është 80 megavat, ndërkohë që ekspertët e energjisë kanë dalë kundër këtij privatizimi për shkak të nevojave emergjente për energji elektrike te KESH-it, i cili tashmë po furnizon edhe për pjesën që i takon kompanisë CEZ.
Bid Evaluation Committee in the Ministry of Economy launched in the council of ministers claimed to privatize firms ranking 4 HPP Bistrica 1 and 2, and it Ulza and Shkopet. Ministry of Economy official sources suggest that it has completed the review of the documentation and after negotiating with the international consultant, has finally achieved a rating for this process. The first firm has received high scores by the amount offered, as well as technical conditions Kurum company, which has the best offer for the four HPPs, worth going into total 109.5 million euros .
According to the same sources we learn that in the next government will announce the winner of the tender and then will continue negotiations with the winning bidder. First 3 weeks of the economy ministry opened the bids for the sale of hydropower, after four consecutive failures that had this process. In the end, it was that firms submit a bid, this following a decision by the government to liberalize the energy market, where I entitle the owners of the plants to sell energy at market price and not what determines regulatory energy. Four hydropower capacity is 80 megawatts, while energy experts have come up against this privatization due to emergency needs for electricity KESH, which already supplies the part that belongs to company CEZ.